Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18571)


Postuar nga Deb* datë 18 Mars 2012 - 18:33:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Lexova shume teori ketu se sa praktike.

Une me fjale fare te thjeshta dua te shpjegoj ate cka jeta me ka treguar. Dhe duke u nisur nga ky fakt skam se si te besoj te kunderten.

Si ne cdo vend te botes te gjithe per te nxjerr konkluzione bazohen vetem ne satistika. Pyetja ime lind krejt natyrshem,perse ne nje frateri prej 8 vetash,asnje nuk ngjan me njeri-tjetrin edhe pse te rritur me te njejtin edukim,dashuri,prinder?

Pyetja tjeter, kur diagnostikohesh per nje semundje te rende,perse medcina nuk eshte ne gjendje te te thote prejardhjen e semundjes por ate qe ka ne dore eshte permiresimi i saj?

Une duke u nisur vetem nga keto dy fakte flagrante,them qe, edhe orientimi i seksit eshte i lindur. Njeriu funksionon instiktivisht dhe jo me zgjedhje apo me deshirat e te tjerve. Formimi po, qe mund te merret si model te prinderve. Sepse po te kisha lindur nga dy aristokrate medoemos qe do isha me ndryshe. Por kjo gje s'do me pengonte as do me lejonte te kisha zgjedhje ne orientimin tim seksual.

Nuk jam e mendimit se i japim te zgjedh nje femije orientimin seksual. Nuk ka se si te ndodhe kjo gje. Ne s'jemi asgje tjeter pervece vezhgues te levizjeve te tyre. Po te marrim dy femije te moshes 3 vjecare e ti leshojme ne nje super market, te rajonet e lodrave, ata instiktivisht do shkojne te rajoni perkates (nqs eshte djale te rajoni i makinave dhe nqs eshte vajze te kukullat).

Do e mbyllja me nje shprehje popullore; Prinderit nuk mund t'i zgjedhesh. Do te thote se jo gjithmon i marrim si model.


Cecilia dhe ato teori qe lexon ti jane bazuar ne praktike, ne vezhgimet e shumta qe jane bere. Kuptohet qe dhe teorite kane kufizimet e tyre. Nuk jane ne gjendje te shpjegojne gjithcka.
P.sh ti ke vene re qe vajza 3 vjec iken drejt lodrave per vajza dhe djali 3 vjec do rendi drejt lodrave te djemve. Ne kete duam te nxjerrim. Eshte instikt i lindur apo i fituar.

Po te jap nje shembull sa ndikon influenca e prinderve ne zgjedhje. Kam nje kolege qe ka nje vajze 15 muajshe. Ajo cdo gje e ke me minnie mouse. Xhupin,. bluzet, goten e saj, canten e bukes, dhe ne shtepi po ashtu, nje minnie mouse me push e mban gjithmone me vete ne kopsht. Mundohen t'ja heqin dhe t'ja japin vetem gjate kohes qe fle, se ndryshe ajo e mban tere diten ne dore. Kur beri ditelindjen tema ishte po ashtu minnie mouse. Tani ti mendon se kjo ishte zgjedhja qe beri vet vajza e vogel, apo mamaja e beri te preferonte minnie? Ne klasen e saj vetem ajo ka fiksim minnie mouse dhe nje tjeter qe si ajo qe ka cdo gje me minnie mouse. Vajza ime kur ishte 1 vjece nuk preferonte kukulla por makina si i vellai, sepse ishte i influencuar nga ai. Tani pelqen legot, se dhe i vellai i pelqen, por e ka kuptuar ime qe eshte vajze dhe e di cfare preferojne vajzat. Kjo dhe nga ndikimi yne kuptohet.

Sa per prinderit eshte e vertete qe ne nuk i zgjedhim, por prape sa jemi te vegjel ata jane modeli yne kryesore. Ne baze te tyre ne zbulojme kush jemi. Vajza identitikon veten me nenen dhe fillon e imiton ate ne sjellje e veprime. E ka me kollaj se djali qe po ashtu preferon nenen sa eshte i vogel, por nuk gjen vetveten te ajo. E kupton qe eshte ndryshe. Ketu thuhet qe djali jeton periudhen e krizes gjersa te arrije te zbuloje vetveten.

Sa per orientimin sexual nje pedagogu im thoshte qe sa kemi ne mundesi te zgjedhim ngjyren tone te flokeve, te syve, aq mundesi kemi dhe te zgjedhim dhe orientimin seksual.


  Gjithsej 89 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.