| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Me thane prape " Miremengjes", fotokopje e se djeshmes, kafe
hengra dreke e perseri kafe, dy cigare rrjesht, ne tym te pashe prape
te nxorra nga ujet, te dhashe fryme, hape syte, jam ne kllapi me the
buzet mavi nga te ftohtet e dridheshe, te peshperita nje fjale ne vesh
U ngrohe dalengadale, e ne preherin tim te zuri gjumi, ecja me kujdes,
Kalimtareve u beja shenja me gjeste te heshtnin, mbylla perdet
Rrija anash shtratit tend, rrugice me kalldrem, nje plake ulur ne gur
Femijet lozin me top, hurmat mbi komodine e kavanozat e recelit
Vjen era narkoze ketu, hap velezat per here te fundit, po me therin
Dikush me nje skufje te bardhe e fshese ne dore hap deren, fut koken,
e mbyll prape, me perzihet, nje aeroplan letre te ka ngecur ne floke,
deshiren e fundit thone, prifti lexon pasazhe nga darka e fundit,amen,
Vishnjet ne oborrin e gjyshes, tavani i drunjte me hieroglife hijesh
nje njolle ne mur, carku i akrepave kapi edhe nje sekonde tjeter
gardaline e verdhe me dy pika ne gjoks, ne radio nje kenge e vjeter
Eshte e djeshmja,nje kolle e thate, po me rritet mjekra e rrudhave,
nje pauze e e sikur te mos kete ndodhur gje pergjigjem "Miremengjes"...
| Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.