Forumi Horizont Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3613)


Postuar nga lejda datë 28 Shtator 2005 - 12:33:

pak fantazi pa pesimizem

Diku ne nje ishull larg prej ketu, aty ku qielli puthet me hapesirat e kaltra e jeshile te detit, nje yll braktis pisten e shndritshme te qiellit. Ishte mbremja e tij kur ai vallezoi i adhuruar prej te gjitheve, por endrra qe i dha flatrat e ngriti aq lart sa nuk mundi ta mbante më. Ylli i gjore enderroi kaq shume e tani u kthye vetem ne nje litar te shkelqyer dhe ne nje deshire te shprehur nga nje vajze e re. Deshmitare e aventures se tij mendoj se si ai mund te bjere ne mes te oqeanit te ftohte e do laget krejt, shkelqimi i tij i purpurte do shuhet e askush nuk do e kujtoje më si yllin qe u shua ne nje nate te bukur qershori. Do perfundoje ne ndonje breg, i perkedhelur apo i rrahur prej valeve, kush e di?
I dergova nje puthje nga larg per ta ngushelluar e mbylla dritaren...

Neteve te vona shkrihen yjesite ne endrrat tona


  Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.