Forumi Horizont Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 31 Maj 2005 - 01:31:

"Kur un te vdes"


Kur un te vdes
loti yt i nxehtë
do bie mbi trupin tim të ftohur!
shpirti im lart do ngrihet i zbehte
të fshijë syrin tënd - nga dhimbja përlotur!.




por ti nuk do më ndiesh
do vazhdosh të qash e heshtur
thua se lotët shpirtin do ma ngjallin!
e kur trupi im varrin të ketë prekur
do kërkosh një fjalë - që ta shuaj mallin!!




do zgjohesh në ëndrrat
që jeta i zuri mat
do qash mbi jastekun tim te zbrazur!
puthjen e arratisur
të bukur të pafat
nga jeta e pamëshirshme- qe hapin ja ka ndalur!!.




do vish te koka e varrit tim
e lotin do ta derdhesh
mbi balten e mallkuar!
puthjen e padhene do qaje shpirti im
me fjalën e fundit
të kam dashuruar!!




me lotet qe rrjedhin nga shpirti i vuajtur
do bëhesh kujtim
nga jeta e plakur!
puthja e padhënë do të qajë e humbur
pritjen e pafund
në plagën e hapur!!.



si nje zog pa krahe - ndaluar nga fatet
si nje lule e vyshkur
në kopshtin para derës!
si nje leter e vjetër - qe ti kerkon te raftet
si një puthje malli
përplasur prej erës!!.



do ti lutesh zotit - drejt qiellit duart e tua
para dashurisë
me lot do përkulesh!
qeshu shpirti im - ti mos qaj per mua
te koka e varrit
do flas një buqet lulesh!!.



dhe do ikësh me ëndrrën e plakur
nga hallet e jetës
nga lotët do tretesh!
zemrën tënde per mua do mbash hapur
dhe vetëm në ëndrra
e lumtur do qeshësh!!.


  Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.