Forumi Horizont | Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
Eshte kaq e veshtire te pranosh qe njeriu, nje krijese me inteligjenc 'superiore' e ka te pamundur ndonjehere te gjej nje rrugezgjidhje te arsyeshme ndaj nje problemi. Eshte e veshtire, persado qe eshte e shpesht..., pothuajse nje dukuri ditore e natyreshme.
Edhe e gjej veteveten aty, ulur ne gjunje perpara nje qenieje hyjnore, e i lutem te kete durim, durim me ne zezveket qe nuk ditem ta mbyllim gojen kurre. Durim me ne, te mjeret qe nuk ditem ta zbusim shpirtin e eger e te mos e lendojme njeri-tjetrin pa shkak e pa arsye. Durim..., edhe pse nuk e meritojme!
Eshte kaq e lodhshme te perplasesh serish e serish me te njejten tabllo patetike, tragjike... njerzit qe flasin te njejten gjuhe por s'e kuptojne njeri tjetrin. Eshte e lodhshme, e deshperueshme edhe gjithecka te mbetet eshte ti lutesh Zotit te kete durim. Por pyes veten ndonjehere... po ne...njerzit e mjere, si ti a bejme, ku ta gerrmojme edhe pak me teper durim? Ku ta kerkojme ne keto kohera kur shpirtin e kemi te thate e gjuha na eshte shendrruar ne nje vegel egoiste qe vetem di te lendoj e plackisi shpritrat nga gjithecka e bukur e paster....
Nga gjithecka ka mbetur nga ai kopshti i Edenit qe shkaterruam, shkelmuam, e rrenuam me duart tona.... sepse bukuria ia vret syte njeriut. Sepse bukurin njeriu do ta prish ne menyre qe ta rindertoj serish... se keshtu, vetem keshtu do te mundet ta krahasoj veteveten me Zotin. Sepse persado e gropos... e gropos bukurin vetem qe ta zhgroposi si nje relike vlerat e gjetjes se te ciles ti kete vete ai. Njeriu nuk diti kurre ta shoh bukurin edhe mos te kerkoj ti perkasi atij ne cdo lloj menyre!!!!
Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.