Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Faleminderit IQVlora.
Sot kuptova se kujt i perkas ne 3D. S'e dija.
Endrrat i hapin deren idealizimit. Idealizmi shtron rrugen drejt suksesit.
Edhe Buda e ka thene keshtu qe nuk do heq dore nga endrrat
Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Endrrat i hapin deren idealizimit. Idealizmi shtron rrugen drejt suksesit.
Edhe Buda e ka thene keshtu qe nuk do heq dore nga endrrat![]()
Duke zbuluar universin
dhe pafundesine e tij
Continuing to explore the cause and effect chain of life.
Duke folur per universin:
Mendimet e mia kete jave jane me konkrete, por ndoshta jo dhe aq te thjeshta. Pasi hyra ne universin e koncepteve dhe mendimeve filozofike perjetova shume gjera te cuditshme por te bukura, nje euforizem qe me zgjati gjate, humori qe nuk me iken, imagjinata qe me habit dhe mua e cmendurira te tjera por te lezetshme.
Tani perkufizimi im per jeten eshte akoma me i thjeshte. Jam ne nje orbite qe vertitet rreth nje qendre me gravitet te fuqishem edhe pse distanca ndryshon here pas here. Cuditerisht me pelqen kjo orbite se sikur me ndihmon mos jem elektron i lire pa nje trajektore te caktuar, por pervec balances, me ben te zbuloj njekohesisht e te perjetoj shume gjera te bukura dhe ne dimensione pa fund. Eshte ndjesi e kendshme.
Kam qef ti shkruaj mendimet e mia edhe pse jam e sigurt se jane te kuptueshme vetem per mua, gjithsesi jane spontane ne kete fragment kohor qe po shkruhen.
Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Kam qef ti shkruaj mendimet e mia edhe pse jam e sigurt se jane te kuptueshme vetem per mua...
Nje cope rruge.
Thjesht nje cope rruge e ecur me njerez te ndryshem. me disa ulesh e flet , me disa vetem takon shikimet .. me disa te tjere investon dicka te vertete e te sinqerte.
Por pyes veten. mos valle sinqeriteti eshte dicka e tepert ne shoqerine e sotme? Une dikur kam qene idealist.
Dikur , ne 2002 , kur hyra per here te pare ne keto vende elektronike , isha nje idealist i kulluar. Po sot ? Nuk e di. Di qe tashme thjesht jetoj nje jete te qete e pa shume emocione.
Dikur ulesha ne stolat e Universitetit Italian te Triestes e shkruaja skica-proza per perendimin e diellit. Tashme me duket sikur dielli im ka perenduar me kohe.
Shpirti i njeriut eshte si rrjete merimange : Kur lindim eshte i perkryer e pa fije te shkeputura. Me vone, era e jetes e prish ne disa vende. Megjithse ne e ngjisim serisht , ne qofte se jemi te forte, ai kurre nuk eshte si me pare.
Cfare jam une sot ?
Mos valle jam Cinik?
Mos valle jam nje Qofte?
Ndoshta jam thjesht gjalle e pa shume iluzione. por ndoshta ishin ato iluzione qe me benin mua shume terheqes per ata qe kisha perreth. Tashti qe i kam humbur mos valle une jam nje hic?
..Ehh...
Dikujt i tregova per ndjenjat e mia pr nje tjeter dhe ne te dy u larguam e u ftohem me njeri tjetrin pa u njohur mire.
Sinqeriteti...thjesht nje fjale e vetmuar...
Ps : Klodel , me ka marre malli. C'thote vendi ku jeton? A je Mire?
Une mire po ti mos u bej qofte
ABC e fshehur e komunikimit eshte mos flasesh per te kaluaren dhe per ndjenjat e forta per njerezit e tjere me personin qe je i interesuar te jesh ne te tashmen.
Mos nenvlereso asnjehere egozimin femeror e te qenit e vemtja e rendesishme ne jeten e mashkullit
flasim.
Cmendurira plot, na rezervon jeta me kile.
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.