Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 467 468 469 470 471 472 473 474 475 [476] 477 478 479 480 481 482 483 484 485 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga shelgu datë 22 Prill 2012 - 20:10:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Rrudhat e trurit thellohen vetem me perkushtim, thoshte mesuesja ime e fillores. Ose dicka atje afer. Eshte vape. Perse nuk jam ne pishine duke u thekur, por jam perpara kompiuterit duke kulluar djerse nje zot e di. E cuditshme se si truri automatikisht di kur eshte "zot" me shkronje te madhe apo te vogel. Gjera te tilla na bejne unike thone. E kush thote keshtu? Ata qe besojne ne ai fakt. Edhe ketu komplikohet biseda. Njesoj dhe me punen e te shkruarit. Njerzit jane ato qe shkruajne.
Katarakt shpirteror me duket se quhet ky stil i te shkruarit (ndoshta jo, por valle do te ndryshoja menyren se si shkruaj nqs do te quhej dicka tjeter??). Metode e krijuar nga shtjellimi i idese se absurdit me duket. Mesuesja e fillores me njohu heren e fundit kur me pa. Ishin bere me shume se njezet vjet qe nuk me kishte pare. Tridhjete kalamaj ne nje klase. Te pakten njezet e pese vjet pune. Shtateqind e pesedhjet kalamaj qe ajo i ka dhene mesim, plus ose minus.Duhet te kem bere dicka te sakte te qe te ngulitem aq shume ne kujtesen e dikujt. Une jam shume i keq me fytyrat e njerzve, oh edhe mos me lere te filloj me emrat. As qe i degjoj heren e pare kur ma thone. Jam me shume i stresuar nese do te marrin vesh emri tim sikur atje varet e gjithe domethenia ime. Me kujtohen ditet e universitetit ne Tirane. Vitin e pare atje me ndodhte shpesh te ndeshesha me vitparista qe vinin nga gjimnazi im. Per dike qe vjen nga nje qytet periferik si puna ime ku njeh cdo fytyre rreth e rrotull teje, Tirana dashur pa dashur te rendon me deshiren per te pare nje fytyre te njohur. Te shkretet me ngazellim afroheshin dhe me flisnin ne rruge, ne lokal apo neper korridore shkolle, por kur ndesheshin me veshtrimin tim dukej qe sikur fyheshin nje cike. Betohem qe kurre nuk kam dashur te bej "interesantin", thjesht nuk i mbaja mend. As qe nuk e di cfare mbushte mendimet e mija ato kohe qe isha aq pak vezhgues i ambjentit qe me rrethonte. Nje lloj vetizolimi i brendshem qe konsumon cdo lloj ngacmimi nga bota e jashtme.
Njerzit jane ato qe shkruajne. Atehere une kush jam??



Une dyshoj ne ate: "njerzit jane ato qe shkruajne".


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 467 468 469 470 471 472 473 474 475 [476] 477 478 479 480 481 482 483 484 485 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.