Forumi Horizont | Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 468 469 470 471 472 473 474 475 476 [477] 478 479 480 481 482 483 484 485 486 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)
Kontinenti Welkome
Tani po sqaroj disa nga fjalet e shkruajtura ne postimin tim:
Brisi moj bije per mua ju jeni te vegjel.Ndoshta kam nje moshe me babin tend.Ndersa Arit ja dij moshen dhe me te drejt i drejtohem ashtu moj patriotja ime e vogel.E di qe ke qef te me ngacmosh,por me ty nuk merzitem kurre, sepse pak a shume ta kam njohur tipin.Po jap disa sqarime per fjalet:
kukudh-i thuhet zakonisht tipave trazavac qe bejne ndonje gabim me dashje e duan te fshihen.
llagap-shume drejt e ka Eria.I thoshnin te vjetrit mbiemrit te nje personi.
ciflig-quheshin pronat e medha qe kishin njerezit e pasur.Familja Vlora ishin bejlere dhe ata kishin cifligje ne fshatin Bishan dhe Skrofotine te Vlores.
sira- do te thote radhe
dajak/u- eshte kur te zberthejne brinjet,te rrahin pra me nje goxha kerbac(shkop)
duvak/u- eshte nje akllaz i kuq me te cilin ju mbulohej koka nuseve diten e marteses.Ato i hypnin ne kale dhe ju hidhnin ne koke copen e kuqe dhe nuk ja hiqnin derisa mbrrinte ne shtepine e burrit.Ja hiqte dhenderri ne nje dhome te vecante.Edhe ty Brisi po te ishe ne moshe martese ne ato kohe,ne vitet '60 do te te hidhnin duvak ne koke kur te shkoje tek princi jot.
gazep- Ka kuptimin te pafsha keq,ose ai/jo ka pare gazep me sy,ose thuhet na gjeti gazepi,ose na polli belaja nga ky komshi i keq etj.Mund te quhet edhe siklet.
shahit- deshmitar
hirre- kur behet qumeshti djath ndahet nga ai nje lloj lengu me ngjyre jeshile,ose kur dhalles i hedhin shume H2O ajo eshte ne ngjyre jeshile,hire pra.Nqse zihet hirra del nje gjize pa pike shije.
OK vogelushja Brisejda.
Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 468 469 470 471 472 473 474 475 476 [477] 478 479 480 481 482 483 484 485 486 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.