Forumi Horizont Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 469 470 471 472 473 474 475 476 477 [478] 479 480 481 482 483 484 485 486 487 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga MERMAID datë 27 Mars 2006 - 08:57:

ah sonte jam shume nostalgjike.. ndjej mall per gjithcka por me shume ndjej mall per dialogun qe kurre se bera...

Per ty i shtrenjti.. dhe te gjithe ish burgosurit politike

Ah,,
erdha te takoja
atje ne shtepizen e ngurte
nuk me njohe drite..
se lindjen s'ma shijove..

mureve te ftota
neteve te gjata
koha kalonte
e cmendur
ne heshtjen e saj
drita petkun e bardhe
qendiste
ne erresiren e qelise

trupin ta torturuan
me plage te egerta
shpirtin ta rrahen
te nxirrej e verteta

torturat vallezonin
mbi trupin tend te njome
fjalet flututuronin mbi koka
te mykura
si minj te vrare
nga shqiponja


Djaj komuniste te pameshirshem
vampire te erresires
te thithen deri ne palce
por shpirtin sta treten

o djaj te shtypur
shume mendje nguruat
ku me dite te lodhura
driten prisnin

Hena perpelitej
ne shtratin e saj
puthte agimet
e mengjeseve qe lindnin

NDERSA TI..
driten ne shpirt shijoje
gjumi i thelle
mbi pllakat e ftota
te mbulonte

mesazhe zemre
monolog i mureve dhe shpirtit
ne qeline gllaberuese
fjalet vdisnin

nje copez leter e shkarravitur
nga gjaku i trupit me dhembe
kafshuar
nje mesazh te rende
me plage shkruar..
ne provezen matane te percillje..


ah sa shume vuajtje...

shume gjera s'me ke treguar
por thjesht pas deres ti volla
ndaj sot i kuptoj c'fare ke fshehur
dhe c'fare te shkaktoi koha..

Ne aeroportin e Tiranes
ate qershor te mallkuar
me mall me puthe
dhe me lot percolle..

Te dua shume.. dhe mos na harro
ti je ''shoku im''
kete vere ne aeroport kur do zbres
do gjej thjesht ca kujtime dhe nje brenge..


  Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 469 470 471 472 473 474 475 476 477 [478] 479 480 481 482 483 484 485 486 487 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.