| Forumi Horizont | Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)
Ju pershendes!
Nënt’ vorra gjoksit
O mike, gjoksit thellë nënt’ vorra më ke çarë…
Prej tyre, nëntë gurra lotojn’...eliksir magjik.
Ti eja buzëndezur t’shuash etjen e marrë.
Gjer ne të fundit grahmë, gjer në të fundit pik’.
Të pres dhe e di mirë, që cip’ e buzës sate.
Tek gjoksit të shkopsitur lëkurën më zhurit;
Mjaltuar ëmbëlsinë, si agu në fundnate,
Mbi tempuj do më derdhë me afsh që përtërit.
Dhe...le të mbetet vrraga, si shkrumb në trung të vjetër,
Nënt' vorra gjoksit pata…prej teje dhe s’ka tjetër…
DXP
| Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.