Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- A mendoni se eksistojne qenie jashtokesore? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1662)


Postuar nga Equis datë 14 Shtator 2006 - 20:21:

Besoj se ekzistojne forma te ndryshme jete ,duke filluar nga disa qelizor dhe deri ndoshta ne qenie inteligjente,apo edhe qyteterime.Vetem se jam i bindur qe eshte shkencerisht e pamundur kontakti me to,apo ndonje vizite nga ana e tyre.Per faktin se nese do ta marrim shpejtesine drites si shpejtesine absolute,me te madhe qe existon,prap do te duheshin qindra vite duke udhetuar me ate shpejtesi apo ndoshta mijra vite per te vizituar Te gjuithe Galaktiken tone e jome te vizitojme ndonje galaktike tjeter.Po perseri eshte e pamundur te udhetosh ne nje shpejtesi te tille duke mare parasysh mbetjet kozmike,asteroidet apo trupa qiellor qe mund te ndeshesh rruges dhe qe vetem afrimi me to do te ishte fatal.Pra edhe nese do ishte e mundur qe te udhetonim me shpejtesine e drites perseri nuk do te mund ta zbatonim ate,sepse nuk do te mund te shmangnim keto mbetje kozmike.

Megjithate,vetem ne galaktiken tone ka miljona yje,dhe sisteme te ngjashem me sistemin diellor.Probabiliteti eshte kaq i madh qe ne ndonje sistem tjeter te ngjashem me tonin,te gjendet nje planet me karakteristikat e tokes,me kushte te pershtatshme per krijimin e jetes,qofte edhe bakteriale.


  Gjithsej 89 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.