Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)


Postuar nga yjori datë 12 Gusht 2006 - 00:47:

Loz me lemshin qe te ra nga preheri kur ti po thur corapet e leshit
Shtellungat e tymit te bardhe i ben fill, i kalon ne gishta, i ben top
Qethur jane delet e reve qe po mjelin bijte e tu ne vathen e larget
Te ferkohem kembeve, te lutem te me perkedhelesh prapa veshit
E te me peshperisesh fjale tigrash ndonese ka kohe qe jam macok
Po ti ben nyje njera pas tjetres, pa ane e fund kjo cerge merimange..

Provoj ta zgjidh, e di qe eshte e kote, trung jam edhe vete me nyje
Anesh vatres fle e thahem ne avullin e frymes tende te parregullt
Gjuhe castesh me lepijne ne fytyre, qente qe ruajne tufen e lehin
Zgjohem, nuk ka ndodhur gje, vec ti nderkohe ke bere edhe ca yje
Menget e vjeshtes ke filluar me kacurrelat e verdha te nje mjegulle
E vec gishtat shoh qe nuk lodhen kurre, lekure qe kockat fshehin..


  Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.