Forumi Horizont | Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)
efektet e tentatives se kancerit per tu rritur
Cod. A12012006
ilaci do gjehet ishallah sepse per cdo semundje ka nje kure...pervec vdekjes...ti thua qe mund te mos e nxjerrin sepse do tu shkaktonte humbje firmave pastaj?nuk mendoj qe kjo eshte e vertete sepse edhe me shitjen e ilacit nxirren fitime me te medha.po ashtu duke gjetur ilacin e njeres hapen mundesi per te gjetur edhe epr te tjerat dhe keshtu do kete sa here dicka per te kerkuar....
po flisnim pak a shume se cfare mund te shkaktoje nje rritje ne mase e kancerit....pervec humbjes ne peshe nje nga frikat e tjera eshte fakti qe mund te nderhyje me funksionet normale te organizmit...psh ne disa semundjet kancerogjene te gjakut ka raste qe kur ne palce formohen shume qeliza,atehere kto nxirren ne menyre automatike ne qarkullim dhe kjo ben qe te vendosen ne qarkullim qeliza qe nuk mund ta kryejne funksionin normal qe kane dhe pervec qe gjaku behet me i trashe si pasoje e rritjes se numrit te qelizave,kemi edhe probleme te tjera si infeksione nga bakterie ose parazite etj duke qene se sistemi imunitar bie...tjeter efekt qe mund te kete rritja ne mase e kancerit ishte ajo qe thashe vdekja e qelizave ne qender ku nuk mberrin me gjak ne menyre te mjaftueshme...kjo gje ben qe te shkaterrohen membranat e qelizave dhe te derdhen te gjitha perberjet qe kane qene brenda...jane disa lloj substancash qe quhen citokina,ose disa te tjera qe quhen interleukina etj qe kane aftesi te therrasin qeliza te sistemit imunitar dhe shtimi i tyre dhe veprimi i tyre shkakton deme te medha ne tentativen qe bejne per te limituar zgjerimin e kancerit...dhe ne tentative e siper mund te japin edhe efekte kolaterale si formime te copave te mpiksura te gjakut qe quhen trombe dhe shkeputja e tyre nga vendi i origjines duke u bere ne kete menyre embol. (pra trombi eshte gjaku i mpiksur ne vendin e origjines ku ka ndodh mpiksja,ndersa emboli eshte copez qe shkeputet nga trombi dhe mund te perfundoje ne mushkeri ose ne nje zone tjeter)....pak a shume keto jane ato qe mund te ndodhin gjate tentatives qe ben kanceri per tu rritur!...
Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.