Forumi Horizont Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Intro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6649)


Postuar nga déjà-vu datë 20 Janar 2006 - 00:05:

Sot ne mengjes, e para gje qe bera sapo hapa syte dhe ula kembet nga krevati ishte te kapja me force Kitty dhe duke nxjerre nga goja nje "porca di quella troia" me theksin mbi a-ne, i hoqa zilen qe kishte ne qafe. Bera budalla veten pse nuk e kisha menduar me pare kete gje ndersa kuptoja qe me jepte besdi sa here dridhej e perdridhej, afrohej tek une te merrte perkedhelite e momentit ose ferkohej neper kembe sa here kishte uri.
Eh macet....do arrija ti krahasoja me nje tjeter kategori ne keto momenti por me mire jo, banalizimet akoma.

Sot ne dreke pata nje moment ku ndala punen dhe brenda vetes nxorra ate makinen llogaritese, ate qe nxjerr ti perpikmerisht ditet e fundit dhe ulesh e ben llogarite. Nuk e di pse momenti ishte aq i shkurter, sado qe po kerkoj fillin, ti shtrydh forte mendimet keto çaste prape sme vijne ne mendje.
Po ti si ja ben? Te gjitha ato udhetimet mendore ku futesh dhe perpikmerisht nxjerr diçka te re me te vetmin motiv final.....ti mbushesh mendjes vetes qe larg do t'ishte me mire....kur nga gjysma tjeter e molles krimbi qenka futur me kohe dhe ndersa e shikon te levizi dhe konsumoje perdite e nga pak tulin e njome, hesht!

Humbi shija e molles?Lengu saj s'te pelqen me? Ndersa thithje lengun kaq e veshtire ishte te qerroje krimbin?

Por me siguri keto "detaje" tek makina jote llogaritese nuk kalojne, jane mendime qe nuk gjejne taste.


  Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.