Forumi Horizont | Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)
(vazhdim: mikpritje alla shqiptarce):
E kaluam atë natë me muhabet, sa u kënaqëm. Të nesërmen unë mezi u ngrita nga dhimbja e kokës, duket kisha pirë shumë një natë më parë, përveç kësaj edhe i kisha përzier pak pijet, me ç’më kujtohej. Të tjerët ishin ngritur me kohë e kishin dalë, duket të bënin ndonjë një pazar të vogël të shtuneje, se gruaja ime vdiste për të blerë, e sidomos kur ishte me të tjerë.
Pasi mbarova me gjith‘ ato shërbimet e mëngjezit, larje, rruajtje, e më the e të thashë, nisa të vij vërdallë si trap nëpër shtëpi. Zakonisht, ishte gruaja ajo që ma bënte kafen në fund jave, kur përtoja të dilja, apo kur binte shi. E bëja dhe vetë xhanëm, mirpo kafja e bërë vetë nuk më shijonte asnjëherë, ndaj ose e pija jashtë, ose lija gruan të ma bënte. Eh, ç‘kisha dëshirë ato momente ta pija kafen e mëngjezit me kushon tek ndonjë nga klubet e shumtë që kemi këtu afër, por të gjithë po vonoheshin. Ndaj vazhdoja i mërzitur të vija vërdallë kot, si pordha nëpër brekë, nga njëra dhomë në tjetrën! Edhe ai dreq televizori nuk kish gjë tani paradite! Uf, po bëja! Më kishin lënë si një qen që ruante shtëpinë.
S’kaloi shumë, veçse kur ua dëgjova zërat. Ata kalamajtë e mi të rritur dhe ata të kushos, bër-bër me ato zëra kalamajsh. Ua hapa derën dhe… ua lashë hapur, duke dalë vet jashtë.
-Nga humbët, ore të humbur? -ju drejtova të gjithve qysh tek shkallët. -Për pak sa qesh duke marrë në telefon policinë! Do u thosha se më kanë vjedhur kushon!
-Po për mua, nuk do u thoje, -më ngacmoi kot gruaja, duke më zgjatur njërën nga trastat.
-Po kush të vjedh ty moj e shkretë! -ia ktheva, duke i vënë dorën tek supi e të vazhdonte vetë përpara për në shtëpi, se derën hapur e kish. Dhe, duke treguar me dorë nga kushurinjtë e ardhur, vazhdova: -Këta po, këta i rrëmbejnë në mes të ditës, se kujtojnë se janë artista hollivudi, shih si janë, ylla, e kanë ndritur Romën, shkëlqen Roma qysh nga dje…
-S’të paska dalë akoma birra dhe rakia ty!
As ia vara më gruas, por e tërhoqa për krahu Sefo kushuriun dhe bëra për poshtë. -Do vemi të pimë një kafe të mirë tani që,…!...
-O Luan, -mu hodh e shoqja e tij, Drita, -Shelfiu është bërë telef nga rruga e djeshme, lëre të pushojë pak!
-Jo-jo, -u hodh Sefo vëllai, -unë them të mos humbim kohë, por ti bëjmë një vizitë Petritit sot, se nesë dhe pasnesër kemi në program Romën.
O-o-o, dhe kjo punë! -Ç’flet moj Dritë! -ju hodha asaj të ndriturës një herë. -I njef këllqet e këtij ti, moj!? I ka këllqet ky sa për dy qytetarë si puna ime! Mos e shiko kështu të dobët, se kështu duket ky, por ëë-hë!.. Është burrë zamani ky! Do pij njëherë kafen me burra, e pastaj do shkojmë tek Petriti!.. Ju gratë bëni ndonjë gjë për të ngrënë, se po vete dhe dreka!..
Dhe një ta tërhequr Sefo vëllain e dolëm jashtë. Sa kisha dalë nga banesa, kur përplasemi me komshiun që banonte sipër nesh, Luigjin. Oho, Luixhi, e rraha tek shpatullat. E prezantova kushon me mikun tim komshi, duke e sqaruar këtë të fundit, se si kisha kaq vite pa u takuar me kushon, sepse kushoja im punonte e banonte në Zvicër. Luixhi më buzëqeshte e tundte kokën. -Mos ju kemi shqetësuar gjë mbrëmë, -shtova pastaj me zë të ulët në italisht, -se helbete, qetësi nate, ndërsa ne me muhabet…
-Ah, nuk prish punë, -ma ktheu miku im komshi, -një rast i rallë, kaq kohë pa u takuar ti me kushuririn…
-E kam xhentil, e kam, -sqarova më vonë kushon për Luixhin. -Shumë njeri i mirë. E pe, i njef traditat tona… (vazhdon):
Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit » Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.