Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 23 Qershor 2007 - 04:51:

Ditet e mia pa ty...


Ne kete pike me mire pa ty...


Jeto jeten tende...


Me fal nese te kam shqetesuar...


Naten...


Postuar nga Enya datë 23 Qershor 2007 - 05:00:

Lightbulb ditet e mia pa TY...

Ndonjehere..,
largoj zemerimin prej meje;
e ty dua te te puth lehte mbi buze
si nje diell i zjarrte
ne timen zemer- te pervelohesh!
te helmohesh prej fjaleve te mia,
-krejt te coptohesh!
si shpirt i embel ,
ne strehen e trupit tim te strehohesh!

Ndonjehere,
harroj se sa te dua;
e zhurmeshem te copetoj me milliona fjale
te zhvesh krejt pa turp, me te miat duar;
ne tryezen e mallit, dashuri bejme bashke....

Ndonjehere,
ditet e mia marrin formen e jetes tende,
frymen tende merr imazhi im;
te mbroj prej djajve, te mbroj prej engjejve;
e sefundmi...ndonjehere edhe te cmend!!!

june 22, 2007.
(usa.)


ps Diabolic`AS te perqafoj dhe flm qe ekziston ne ekranin e miqesise sime.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 23 Qershor 2007 - 05:13:

bukur-thjesht dhe me ndjenje...urime per shpirtin artistik.


Postuar nga briseide datë 23 Qershor 2007 - 16:02:

Ne ditet e mia pa ty une mendoj me arsyen,ti me zemren...cdo te thote?pergjigje retorike.


Postuar nga korrik 05 datë 24 Qershor 2007 - 01:31:

Ditet e mija pa ty

Rri i uler dhe mendoj se nje dit do te vish dhe t'me takosh perseri ...
ciao


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 24 Qershor 2007 - 03:50:

Ditet e mia pa ty jane thjeshte dhe mundimshem te pervuajtura, jo nga dobesia apo jeta monotone,dhe as nga pa lumturia e te qenurit pjesetar shpirteror i gjith kesaj bukurie qe me rrethon...thjesht sepse ke lene ne zemren time nje plage te pasheruar..thjesht sepse zemra ime i ndali te rrahurat diten qe thame lamtumire...

 

ps-shpresoj se nje dite do te mundem te te harroj.


Postuar nga Enya datë 24 Qershor 2007 - 07:26:

Lightbulb ...ditet e mia pa TY...

=Ftohtesia e loteve te renduar,ndali akullin e shpirtit tend
per nje cast.-Thelle ne shpirtin tim te bardhe fle embel endrra e dashurise se pajetuar,qe per faj te botes nuk munde ta njohesh kurre ti.
-Mbi mua, fantazma puthjesh,derdhen lote te gjakosura
nga gjurmet e kohes.-Endrrat e venitura jane varrosur
ne gjumin e tyre te heshtur qe rendon si varr...
-Fantazmat e pergjakura zvarriten ngadhnjyeshem ,mbi dashurine qe padashur vrava une.
-Me tmerron ky fakt,me mundon kjo dashuri e vrare padashur,
goditur me shigjeta tradhtie,ndaj mallit tim te pergjysmuar,
me ndjekin nga pas si hije.
-Falme te lutem per netet pa gjume,per lotet e derdhura lume
nga dashuria ime e vrare,per fjalet absurde te thena nga une,
per pritjet plot ankth,per plaget e shpirtit tend
falme per cdo cast.=


keshtu dinte te shprehej ajo...


Postuar nga diabolic datë 24 Qershor 2007 - 22:25:

...

Zemra njeh arsye qe arsyeja nuk i njeh...
Boll e kam degjuar zemren ...
Arsyeja ne te kishte humbur neper labirintet e ndjenjes.
Zeri i saj mezi degjohej.
Ishe ti ajo qe arsyen ma solle serish tek,pa meshire...
Do te vazhdoj te jetoj ne retoriken e dhimbjes ku pergjigjet nuk njohin pyetje,thjesht mbijetojn.
U lodha...
Me lodhe ti,u lodha nga vetja,nga ndjenja.
Tashme ditet e mia pa ty nuk do te te perkasin me ty,erdhi fundi.
Mbeç mire.
Adi.


Postuar nga Enya datë 25 Qershor 2007 - 00:35:

Lightbulb ...ne ditet e mia pa TY...

Hey miku im!
-U lodhe edhe ti, vetem duke dhuruar ndjenje, e ne shkembim
vec zhgenjim more?
Eh, sa dite te mrapshta kalojne e sa e sa dite te embelsuara me puthje;
sa netet behen xheloze per njera-tjetren ne kujtese.
U rritem.
Zhdukemi ne enderrat tona si diamante te pacmim, e gdhendim vargje harrese
deri ne dhimbje.
Hey miku im!
-E ndjen peshen e dhimbjes se shpirtit?
Une po.E kam ndjere.E kam mbajtur, nuk jam dorezuar.Luftoja me shpirtin
e marre, une e marrosura pas dashurise.
Di nje gje shpirt i bukur?

-thone se :"Dashuria budallenjte i ben te zgjuar,
e te zgjuarit i kthen ne budallenj!"

Me mire te qendrojme ne heshtje.Perqafime malli...,


Postuar nga elsaaa datë 25 Qershor 2007 - 13:54:

Citim:
Po citoj ato që tha doli
ty , ty qe vitet nuk te kan ndryshuar
je prape ajo, ironike menefregiste si dikur
ti qe josh me bukurin dhe te pi gjakun si vampirat ne erresir
as koshenca nuk te ka ardhur
ti qe te vret naten dhe te qan diten
tani te shikoj nga larg je po ajo nuk ke ndryshuar
je e rethuar si gjithmon nga shoqet por je vetem
vetem, vetem si un ne ditet e mia pa ty...
ty, ty qe dashuria nuk te ka munguar asnjeher
sa zemra ke thyer deri tani?
sa djem vuajn dhimjen e deshires per ty?
une!!!
une isha nje loje ne mendjen tende, e ti...
ti ben pjes te e kaluara, kan kaluar shume kohe
kujtimet me ty nuk i kame fshire, joooo
i kam mbyllur ne bodrumet e erreta te zemres
aty ku e kam veshtire ti kerkoj
sa buzeqeshje te embel qe ke
po eshte vetem nje kurth nje mashtrim
pas asaj buzeqeshje fshihet nje kuceder
nje bishe e mbytur nga merzitja e jetes se saj insinjifikante
je ti
ti , ti qe ne jete nuk dite te dashurosh
thoje qe eshte nje fjale pa kuptim pa sens
ty, ty qe boten time te vogel ta dhurova
sa naiv kam qen, i vara ujkut melcit ne qafe!!
nuk pendohem
keshtu do te veproja dhe tani
se ti me dhurove ate qe te tjerat nuk kishin
ishe ti
akoma kame fotografine tone e shikoj ndonjeher
ishte parasja jone ajo mbremje
sa keq!!!!
sot eshte vetem gustua e peshti e nje kohe te hidhur te shpenzuar keq
me ty
tani jam nje tjeter edhe pse ne trup mbaj shenjat qe le ti
ditet e mia pa ty...
i kalova ne heshtjen e vetmis, hidherimit
jooooooooooooo, lot nuk kam derdhur
nuk i meriton
ishin te zymta ato dite, re te zeza mbushur qielli im
i mbytur ne tymin e cigares dhe i dehur ne shishen e alkolit
une
preha jote ideale,
te kam urryer e pranoj,te kam mallkuar dite te tera
por te kam dashur me shume se ti
ti, ti akoma je prap ajo ironike menefregiste si dikur
je vetem nje femi i llastuar qe nuk di c'fare kerkon
te shikoj shpirt morali te ka humbur
je e mbytur ne kujtmei dhe nuk e degjon zhurmen reth teje
kujto e dashur....
dhe vritu me krimet qe ke bere.
tani je vetem....



komplimente...


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.