Forumi Horizont Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga ~Enigme~ datë 27 Mars 2006 - 03:58:

duaje njeriun por mos harro se je i rethuar mes njerezeve!


Postuar nga WOLF_CUB datë 27 Mars 2006 - 04:00:

ce paska gjtur keshtu qe flet kaq qete...ajo gjithe diten turfulloi...
une i dua te gjithe...te gjithe...edhe "ty te dyja "


Postuar nga NS-6 datë 27 Mars 2006 - 04:36:

ndonjehere eshte me mire te heshtesh...jo se nuk di se cte thuash,por ndoshta sepse ai qe hesht ka gjithmone dicka per te thene dhe se atij duhet ti druhesh me shume...ne disa raste heshtja flet me teper se fjalet e thena...fjale qe peshojne si nga vlera edhe nga kuptimi!


Postuar nga Enya datë 27 Mars 2006 - 04:59:

Exclamation

=Kurre s`i kam dashur kafshet shtepiake.E cuditshme si me cojne kembet
ne kopshtin zoologjik, instiktivisht pa deshire...grumbull me turmen.


Postuar nga WOLF_CUB datë 27 Mars 2006 - 05:07:

zoofili'2006...


Postuar nga Lela_Dr datë 27 Mars 2006 - 05:31:

Mezor pres te zgjohem, te marr makinen dhe te bej nje udhetim larg nga qyteti ku jetoj.
Ku gjithçka do te jete e mbuluar me bore, c'do gje e bardhe, e bukur, e ndritshme, madheshtore.

goodbye my friend


Postuar nga Iyua datë 27 Mars 2006 - 05:36:

Arrow

Ikje ne Ndihme


Postuar nga MERMAID datë 27 Mars 2006 - 08:57:

ah sonte jam shume nostalgjike.. ndjej mall per gjithcka por me shume ndjej mall per dialogun qe kurre se bera...

Per ty i shtrenjti.. dhe te gjithe ish burgosurit politike

Ah,,
erdha te takoja
atje ne shtepizen e ngurte
nuk me njohe drite..
se lindjen s'ma shijove..

mureve te ftota
neteve te gjata
koha kalonte
e cmendur
ne heshtjen e saj
drita petkun e bardhe
qendiste
ne erresiren e qelise

trupin ta torturuan
me plage te egerta
shpirtin ta rrahen
te nxirrej e verteta

torturat vallezonin
mbi trupin tend te njome
fjalet flututuronin mbi koka
te mykura
si minj te vrare
nga shqiponja


Djaj komuniste te pameshirshem
vampire te erresires
te thithen deri ne palce
por shpirtin sta treten

o djaj te shtypur
shume mendje nguruat
ku me dite te lodhura
driten prisnin

Hena perpelitej
ne shtratin e saj
puthte agimet
e mengjeseve qe lindnin

NDERSA TI..
driten ne shpirt shijoje
gjumi i thelle
mbi pllakat e ftota
te mbulonte

mesazhe zemre
monolog i mureve dhe shpirtit
ne qeline gllaberuese
fjalet vdisnin

nje copez leter e shkarravitur
nga gjaku i trupit me dhembe
kafshuar
nje mesazh te rende
me plage shkruar..
ne provezen matane te percillje..


ah sa shume vuajtje...

shume gjera s'me ke treguar
por thjesht pas deres ti volla
ndaj sot i kuptoj c'fare ke fshehur
dhe c'fare te shkaktoi koha..

Ne aeroportin e Tiranes
ate qershor te mallkuar
me mall me puthe
dhe me lot percolle..

Te dua shume.. dhe mos na harro
ti je ''shoku im''
kete vere ne aeroport kur do zbres
do gjej thjesht ca kujtime dhe nje brenge..


Postuar nga Iyua datë 27 Mars 2006 - 09:50:

Arrow Per Ty Helga !

Je nje Engjell ne kete bote Makaber e redhuar nga Ujqer qe duan te coptojne zemren ..
Nuk eshte e mundur te cenoje njeri Shpirtin tend te Dlire!
Je Kryelarte , Je e Vlefshme ne kete Bote te Bukur , Je Engjell i Pakrahasueshem , Je nje Zog qe Fluturon ne Qiellin e Paster !

Personaliteti jot te Ben te jesh me e Bukur se Kurre !
Koken lart ... Je Engjell i Verte qe i shkel mizat me kembe Dita - Dites
Te Engjell !!


Postuar nga capkenia durrsake datë 27 Mars 2006 - 15:41:

Question ufaaaaaaaa

pse njerezit jane kaq mosmirnjohes???
perpiqu ti sa te duash qe ti ndihmosh se fundje del qe e ke per detyre , dhe per dicka qe shkon jo si duan ata te hedhin tutje. Ne fakt mire e kan ,se sta kan me nevojen,pastaj deshe qe ti ndihmoje . Sjan te gjithe budallenj si puna jote duhet ta kuptosh.

Ps: pse sju ka ndodhur edhe juve kshu???


  Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.