Forumi Horizont | Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 474 475 476 477 478 479 480 481 482 [483] 484 485 486 487 488 489 490 491 492 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)
Shi ( qe te mos e le pa titull)
Hëna është strukur në shpirtin tënd,
dhe shkëlqimi yjeve shpërthen nga sytë e tu,
në ujvarën e dashurisë tënde,
mbledh guacka ëndrrash e dëshirash pafund.
Heshtja i vuri zjarrin fjalëve,
e ti sonte po flet veç me sy,
dhe unë që dua të dëgjoj zërin e zemrës tënde,
zë, që më bëri të tretem në ndjenja me ty.
Sonte, u lëshova mbi shi,
si një i përmallshëm që turret në shpres`,
le t’më lakurqisojë ky rrëbesh tani,
dhe peng në krahë ëndërrimesh të mbes`.
U ngujova nga kjo ndjenjë,
që shpirtin n’grusht ma mban,
dhe sytë në hekura t’arta m’i fsheh,
e vetëm me shiun më ndan.
L.
Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 474 475 476 477 478 479 480 481 482 [483] 484 485 486 487 488 489 490 491 492 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.