Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 475 476 477 478 479 480 481 482 483 [484] 485 486 487 488 489 490 491 492 493 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga AngelDevil datë 29 Nëntor 2010 - 01:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
**Duet poetik midis meje dhe nje mikut tim..

~ Une ~
Në ç'pritje më kapërthen vetmia sonte
të kërkoj e pranë meje nuk të kam
hëna si një akullnaj` po ngrin horizontet
dhe yjet si rrëbesh bien nga qielli i pamatë

~ Ai ~
Humbasin në qetësinë e natës
ashtu siç kujtimet treten në vetminë e zymt`
dhe zjarri që lëshojnë nga pas
e mbyt frymën para se të ndizet.
E vetmja dritë, të vetmet rreze
besnike, që nuk shuhen, janë ato të hënës

~ Une ~
Rreze me të cilat po qendis diellin e së nesërmes
që do lindë vetëm për të ngrohur
ftohtësinë e mungesës tënde
ti, që më je, që nuk më je
që vjen me natën e ikën me
cicërimën e rrezes së parë të diellit
Eja..!


~ Ai ~
Eja pranë meje, të ndjesh rrezet e dashurisë
që burojnë nga shpirti im,
rrahjet e zemrës që ndezin yjet e natës së errët.
Eja të vallzosh me ndjenjat e mia
dhe lehtë të të perkdhel flokët
ashtu siç era përkëdhel gjethet e vjeshtës.

~ Une ~
Gjethe që qilim fluturues m'u bënë
e në skuta kujtimesh shtegtova
aty ku zemrat nga dëshira bëheshin ‘Një’
dhe shpirtrat zhyteshin në marrëmendje
O dashuri...!

~ Ai ~
Që përflakesh natën me zjarr yjesh
dashuri që hënën e kurorezon
me shkëlqimin dhe energjinë e diellit
dashuri që ndriçon rrugën time drejt lumturise
rrugë që do më sjellë parajsën e shpirtit tënd.


~ Une ~
Shpirt që pa ty është veçse këngë memece
eja, o zemer e butë, o pasion i harbuar
o delfin i detit tim të kaltër
eja, të zhytemi në ujvarën e dashurisë
e tok` të gjejmë guackën e lumturisë së fshehur.


~Ai ~
Dhe nëpërmjet syve të tu
do ndjej kaltersinë e qiellit të pafundëm,
në harlisjen e flokëve të tu
do ndjej aromën dhe ngjyrat e vjeshtës së ëmbël,
nga prekja jote e mëndafshtë
do ndjej butësinë e erës që lehtas më ledhaton.
Dhe kështu...gjithçka merr vlerë
kur pranë meje të ndjej ty,
bota kthehet në parajsë dhe ëndrra në realitet.


~ Une ~
Tik-tak i orës në zemër më sëmbon
me hapat e largimit tënd të shurdhët më ngjan.
Dëshira kohën pezull mban,
Ne, akrepa të së njëjtës orë që
përmbysim miliona sekonda veç të
puqemi bashkë.
Po të jap lamtumirën e fundit sonte,
nuk e duroj më këtë vetmi të frikshme.
Më mirë të di që të kam veç në mendje
se të harrohem në pritjen e mos-ardhjes së përjetshme,
Lamtumire!


~ Ai ~
Lamtumirë çast i vetmisë së skajshme,
çast i heshtjes së kobshme,
tashmë udhën mora në absurditetin e kohës
dhe ëndrrat plot dashuri,dhe vetminë,
po i lë pas.




Duet poetik


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 475 476 477 478 479 480 481 482 483 [484] 485 486 487 488 489 490 491 492 493 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.