Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 477 478 479 480 481 482 483 484 485 [486] 487 488 489 490 491 492 493 494 495 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 03 Dhjetor 2010 - 15:42:

~ Poezi e bardhe ~


Poezi e bardhe,
shkundur
nga shterngatat,
brymosur
nga ferret dhe parajsat,
prapsur
nga fjalet e pupurta,
harruar
neper mendime te semura.
Poezi dinake
gjarperuar skutave vit-ore
sillesh e mbeshtillesh
neper cikle kemb-ore,
rrefen kohesite
e shperfytyruara te qiejve
qe naten rrenohen nga mistere,
qe te nesermen zbardhen ne degeza drite.
Poezi jete,
shkelmuar
parqeve te zbrazeta
sperkatur me ere varferie
rimuar
nen hapa te zbathura.
Poezi zilish,
per'vjellur fytyrave miqesore
sot jep nje copez shpirt
e neser paguan taksen tradhetare,
qe gjurmon ndjenjat,
kacavjerrur grykeve te thata
vjellur nga sy te pangjyrt'
pasqyre e zemrave te plakura.
Poezi e bardhe
si peme Krishtlindjesh
mbytur nga ngjyrat
qe vezullojne mjerim vitesh.
Poezi e bardhe
kapur ndjenjash me catalle
strukur xhepave te qiellit
verbuar nga yjtesite lajketare.
Poezi slloganesh
pije eks goten e guximit
ngre koken nga jastek i dorezimit
thuaj fjalet fshehur
shkronjave te zgerlaqura
bej naten dhe diten te flase
per te vertetat fshehur
aseve nen menget e bardha.


L.


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 477 478 479 480 481 482 483 484 485 [486] 487 488 489 490 491 492 493 494 495 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.