Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 478 479 480 481 482 483 484 485 486 [487] 488 489 490 491 492 493 494 495 496 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga agata datë 24 Nëntor 2008 - 17:09:

Souvenir

Dikush i ra telefonin tim pare dy minutash, nje telefonate pa numer, u pergjigja disa here, alooo aloooo, dhe mbas disa sekondash, degjova mbylljen e telefonit, e me pas, biip biip biip..
Se di pse, mendja me flutoroj menjehere tek ai. Ndoshta sepse do te kisha pasur deshire e zgjart qe te ishe ai, edhe pse jam e veteditshme qe per te, ky eshte nje kapitull i mbyllur...
Me pas hapa nxitimthi agjenden e punes, shpresoj te mos kem harruar ndonje takim apo ndonje mbledhje, por jo, asgje me rendesi...

Pa pritur agjenda ime u hap ne javen e fundit te gushtit...
Me kujtohet, si sot tre muaj, ajo nxehtesia e veres se Tiranes.
Me kujtohet si sot tre muaj, qe hyra ne dushin e apartamentit te tij per t'u freskuar, dhe ai nuk vonoj per te me shoqeruar...
Me kujtohet, se me tha, qe i pelqeje floket e mia te lagura, e me kujtohen ato puthjet tona te zgjarta... Souvenir, souvenir...


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 478 479 480 481 482 483 484 485 486 [487] 488 489 490 491 492 493 494 495 496 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.