Forumi Horizont Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 478 479 480 481 482 483 484 485 486 [487] 488 489 490 491 492 493 494 495 496 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga Enya datë 29 Mars 2006 - 09:14:

Post Asgje dhe shumecka nga vetja ime...

Paksa pergjumesh.Dua te hedh sonte nje jorgan mendimesh casti,qe do te thote
"dua te flas".
Sa shume kam folur sot,mbase u lodha se foluri.Mbase u lodha se qeshuri,
se perqeshuri...Kurre s`ndryshova tip.
Boll u mundova te nderroj mendje, drejtim,e kurre s`arrita.
Them kurre, pasi karakteri im i forte eshte i trasheguar nga Babai im,
qe e kam idhull.
Dreq o jete,edhe prinderit u kthekan ne idhuj?!
------------------------------------------------------------------
Adoleshenca.Nje qeshje zemre qe mbushej me pas me lote.
Nje xhiro jashte qytetit si zog i lire,qe me pas kthehej ne burgim shtepie.
Nje dashuri e pajetuar kurre, nje puthje qe vdiq e gjalle,nje shpirt qe mbeshtolli dhe akoma mbeshtjell vetem plage te embela te nje personazhi
qe vertet dashurova.
Me kujtohet AI...Instiktivisht syte me erresohen, me lotohet por s`e bej dot.
Perreth njerez te njohur.Dal jashte.Marr fryme thelle e serish Ai...
Ca ngjyre i kishte floket?!-Kacurrele te zinj.Po!Ashtu i kishte.
Syte?!-....
Qeshte bukur,-kishte shpirt te bukur.Por s`ma lejoi fati...
Dhe keshtu kujtova.Me sakte jetoj me ate kujtim.Me eshte bere opsesion.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Dikush mendon se jam egersuar.Dikush mendon se s`i jap rendesi.Dikush mendon se jam teper impulsive si natyre,
dikush mendon se kam shpirt te bukur, e kjo me gezon.
Dikush mendon se jam tjetersuar, roberuar pas jetes,-ose me sakte jam une ajo qe i ve te tilla epitete vetvetes.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Kam lindur per te shkruar.S`jetoj dot pa pene,pa fletore, blloqe, libra...
Kam nevoje per fjale te ngrohta,te qeta,jo kryenece.
Kundershtoj padrejtesine,irrogancen, injorancen,mentalitetin e vjeter,
thjeshte jam me e lire sesa vete liria.Por vetem shpirterisht.
Ca dreqin dua me teper ne kete jete?!!!!!!!!!


  Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 478 479 480 481 482 483 484 485 486 [487] 488 489 490 491 492 493 494 495 496 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.