| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 479 480 481 482 483 484 485 486 487 [488] 489 490 491 492 493 494 495 496 497 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Ka dite qe bie ne gjume duke degjuar nje playlist te vecante qe me ndihmon te futem ne disa enderra "lucide" te cilat i japin mundesi trurit te germoje tunele te vjetra te mendimeve dhe memories. I gjithe informacioni qe vjen nga te dyja anet e trurit (imagjinata dhe racionalia) perplaset dhe fishekzjarret e krijuara bejne per ca vallezime mendore per tu marre mesysh.
Thone qe neqoftese ndryshon menyren se si enderron, mund te ndryshosh karakterin. Dhe ne fakt nje prej efekteve te ketyre "udhetimeve mendore" eshte nje lloj gjendje qetesie gati acaruese per njerzit rreth e rrotull meje. E keqja eshte se truri me eshte lodhur jashtezakonisht shume. Si duke nuk mund te clodhet dhe te lundroje rreth e rrotull kerthizez se realitetit.
Valle do ti rikthehem ketyre rrjeshtave nje dite? Valle do te cudit veten dhe duke kruar koken do te pyes pa ze "cfare dreqin pija ato kohe?". Kush e di. Ndoshta gjithcka qe ndjej tani do te me rikthehet serisht e shumfishuar prej se kaluares.
Valle eshte cdo rrjesht i shkruar nje lloj kapsule kohore e cila mund te hapet vetem prej autorit dhe atyre qe mund te riorganizojne valet shpirterore me ato te shkrimtarit?
I need to take a shower and sleep. It is late... again.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 479 480 481 482 483 484 485 486 487 [488] 489 490 491 492 493 494 495 496 497 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.