Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 480 481 482 483 484 485 486 487 488 [489] 490 491 492 493 494 495 496 497 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 01 Shtator 2015 - 10:25:

Ishte nje nga natet celestiale ku nje te shohe me dhjetra meteore tek shkeputen dhe bien ne humbesiren e nates me sy te lire. Ata te dy, nje batanije, nje shishe whiskey dhe qindra trupa qellore qe shkaterroheshin prej renies se lire. Nata ishte e ftohte dhe ajri i fresket, dallget e oqeanit vetem shumfishonin qetesine e botes rreth e rrotull tyre. Natyra flinte dhe dritat e qytetit ishin atje larg. Mori fryme thelle dhe ngriti shishen. Keto momente vijne vec se nje ose dy here ne jete nqs je me fat. Gurmazi u hap dhe lengu reshkiti brenda tij pa e bere te dridhej hic. Vetem kur ndjeu dicka te rrjedh anash faqesh ndaloi se piri.
"Eh mos e perqafo nje te uruar" zeri i saj dembel dhe pak i gervishtur te bente te mendoje se sa ishte zgjuar nga gjumi, por ai dinte me mire se sa te mendonte ate. Si nje mace qe shtriq gjymtyret dale nga dale ajo i shkeputi duart prej mezit te tij dhe i ngriti lart.
"Dua te kap nje syresh duke rene dhe ta mbledh ne grusht". tha duke i mbledhur duart se bashku ne nje sfere.
E pse jo? Ne kete nate gjithcka dukej e mundur. Per nje moment ishte i sigurt qe ajo mund te hapte duart dhe ne pellemben e saj nje yll i vogel sa nje xixellonje do te vazhdonte te digjej dhe te shperhapte nuancat e fundit te drites para se te shuhej nje here e pergjithmone. Por kur ajo i hapi duart ato ishin bosh dhe ai gati u ndje pak i zhgenjyer. E cfare po mendonte, sigurisht qe ishin bosh, por e verteta ishte sa e gjithe bota dukej sikur kishte vendosur ti tregonte nje ane te vecante atij sot dhe bukuria e saj ishte thelbi i kesaj operete krijimi. Vertet qe qielli ishte i kthejllet dhe reflektimi i henes se plote ne oqeanin e qete vaj ndriconin naten me shume se zakonisht por ai nuk mund te kuptonte se si syte e saj shkelqenin me nje lloj drite gati te mbinatyrshme.

Sa nete kishte lutur qe ata sy te shihnin ate? Sa here valle? Dhe pa kuptuar as vete se si papritur u ndjeh me i vetem se kurre. Nje endacak ne nje oqeani qe zgjohet ne mes te nates prej detareve te anijes duke e flakur ne uje.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 480 481 482 483 484 485 486 487 488 [489] 490 491 492 493 494 495 496 497 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.