| Forumi Horizont | Gjithsej 107 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teste Letersie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=207)
-- Gjejeni kush i ka shkruar keto vargje.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3728)
po keto kush i ka shkruar?
1.
Sir-rezet e ezelit un` e ti s`I di
Këto shkronja gjëzash s` I njoh un`as ti
Prapa perdes folmë, ç`folmë që të dy.
Kur të ngrihet perdja ngelim në habi!
2.
Ata që përfshtullën vertutat pa anë
Në mbledhje vertutash qiri shokësh janë
Nga kjo nat` e errët s` duallën në rrugë
Nga një preçart folën dhe në gjumë ranë.
3.
Me pahir më pruri sefte në trup mua
Veç habitjes tjatër nga jeta s`mu shtua
Ikmë me përdhunë s`dimë ç`ish qëllimi
Ardhmë ndejmë ikmë ç`ish s`u kupëtua.
4.
Kot më kot ca njerëz kapmë madhështinë
Disa për sy-zezat për qoshqet u ngrinë
Kur të ngrihen perdet do të kupëtohet
Se sa larg prej lagjes tënde do të rinë.
5.
Ca po vrasin mëndjen për fe për doktrinë
Disa të habitur sakt`dyshim gjë s`dinë
Njiherësh tellalli del nga ushja thotë
S`ësht`o të pa ditçim çthot aju dhe tinë.
6.
Blerore, zallishtja mjaft kemi shëtitur
Për dëfrim ndër qarqet krejt jemi vërtitur
Njeri nga kjo udhë s`dëgjuam të vijë
Të këthehet prapë aty ku-shtë ngritur.
7.
Kush e gatoi kupën dhe e pat përzjerë?
Qysh kudzon I piri ta pasjë në terë
Sa krerë sa pulpa sa duar të njoma
Ç`dashuri I çpiku ç`mëri I ka thyerë?
8.
Zemra ç`ëshë gjallja po ta kupëtonte
të pshehtat e Zotit kur vdes I zbulonte
nesër që s`ndjen fare ç`do të marrç vesh vallë
kurse je ndër vete s`kupëton gjë sonte.
9.
Nga ardhja, nga ikja jonë ç`dobi vallë
Prej majit të shpresës ç`ish indi sa gjallë?
Ndënë rreth të rrotës sa shpirtra të pastër
Digjen bahen pluhur tymi ku ka dalë?
10.
Kur filloj të sillet ku tasi I artë
Kur do gërmadhohet ky themel I lartë
Me peshën e mendjes s`kupëtohet kurrë
As që nuk peshohet me peshën e qartë.1.
11.
Faqe trëndafilen as kush s`e ka pjekur
Me koçkorë koha zemrën pa I a djegur
Gjer u ça kërhëni shihe një qind degë
Bukuroshes dora flokët s`I a ka prekur.
12.
Ata që përpiqen vrasin mendjen janë
Qoftë lark si ca që më kot mjelin kanë
Petkë mos-kuptimi të vishnin më mirë
Se sot mëndjet vleftë sa një fill gjth s`kanë.
13.
Shkoj reja dhe bimën rish e lau me lot
Pa verë renk-gjyli nuk jetohet dot
Për ne vënt-dëfrimi kjo bim`ësht sot
Për ta vënt-dëfrimi bima jonë mot?
14.
Stamnën-çini mbrëmë, mbi gurt e kam thyer
Isha dehur bëra gjë të papëlqyer
Samna si ty isha, më tha por dhe tinë
Si mua do bëhesh a mëndje-gënjyer!
15.
Krejt shokët për kokë në dorë s`na ngelnë
Në këmbët e vekjes një nga një u shkelnë
Në mbledhët të jetës një lloj verë pinë
Dy tre vollt më parë u dehn`e s`u ndanë.
16.
Para meje teje, kisht dit` e natë
Për pun`është sjellë rrot e qjellit gjatë
Hap sytë ngadalë të shkelç përmi tokët
Bebe-syri vajzash është pluhur`I thatë.
17.
Në ç`do fushë q`është një lulishtë bërë
Ato me gjak mbreti jan`ushqyer tërë
Ç`do gjeth manushaqesh që mbleron nga toka
Nishan-faqesh janë prej gocash me sërë!…
18.
Cdo bimë që buzë lumit ka bleruar
Ka mbirë nga buz`e një vetij`ëngjëlluar
Mos shkel mbi ç`do bimë me çnder se ka mbirë
Nga pluhuri I një faqe lales të uruar.
19.
Brenda në trekt dije një poçar kam parë
Ndër shqelmë një copë balt`e kishte marë
Balta po I thoshte me gjuhën e vetë
Si ti kam qën`unë mos më merr pra zvarë.
20.
Poçarët kur dorën gjith në balt`e mbajnë
Mëndjen e mentimin duhet mos ia ndajnë
Shqelmin edhe grushti, gjer kur do t`I a venë
Baltë-trupash eshtë, ç`pandehin ku janë?
| Gjithsej 107 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.