Forumi Horizont | Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)
efektet mase te kancerit
Cod. A16012006
mire,ato qe thame jane efektet ne tentativen per tu rritur kanceri...po kur eshte rritut cfare efektesh jep masa a tij?po jap per disa kancere se cfare efektesh mund te kete masa e kancerit ne menyre te pergjithshme,pa u ndalur ne detaje te teperta...
te fillojme nga koka:
hipertension ne kafke (endokranik) si pasoje e shtypjes qe mund te pesojne ato hapesirat qe permbajne nje lloj lengu qe prodhohet nga njera pleksi koriode qe eshte njera faqe e ventrikulit te 4 (nese nuk gabohem,mund ta verifikoje kush para meje) dhe qe ka si funksion te mbaje nje presion normal ne brendesi te trurit...
probleme ne hipofize qe eshte gjendrra pilote e trupit qe ka aftesi te prodhoje hormone qe rregullojne gjendrrat e ndryshme ne trup si psh ate te tiroides dhe gjendrres mbiveshkore.nje zmadhim i nje pjese te hipofizes mund te shtype edhe pjesen tjeter dhe te shkaktoje ate qe quhet panipopituarizem ose nje ulje e pergjithshme e prodhimit te hormoneve te hipofizes...po ashtu ky zmadhim ka efekt mbi nervin optik duke qene se ku kalon ne afersi te gjendrres (ne ate qe quhet kiazma optike,pak a shume mbi zgavren ku ndodhet hipofiza).
ne qafe:nje zmadhim i tiroides mund te shtype trakene dhe te jape probleme ne frymemarrje.
gjoks:ne mushkeri nje kancer me mase mund te bllokoje nje bronk te tere dhe te jape atelektazi (zvogelim te nje pjese te tere te mushkerise)te zones qe ai bronk degezohej....efektet jane nje dispne(ajo qe quhet ndryshe edhe situate ku pacienti ka "uri per ajer") si dhe hipertension,si pasoje e daljes jasht perdorimi i zonen qe merrte oksigjen nga ai bronk...po ashtu efekte te tjera jane tentativat qe ben trupi duke kujtuar se eshte ulur hemoglobina dhe shton eritropoietinen qe stimulon prodhimin e rruazave te gjakut duke rritur keshtu trashesine e gjakut...etj etj
ne ezofag (ose sic eshte ne gjuhe popullore rryl i fytit )nje mase kancerogjene mund te zvogeloje dimensionet e kanalit dhe te shkaktoje edhe disfagji (paaftesi per te cuar poshte ne menyre normale ushqimin)dhe pacineti ne shume raste e vjell mrapsh ushqimin...kjo ndiqet nga nje renie ne peshe qe vjen jo nga arsyeja se kanceri eshte shume aktiv,por se pacienti nuk ha me...vazhdon...
Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.