Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Citim:
Po citoj ato që tha elsaaa
komplimente...
Re: e dija qe...
Citim:
Po citoj ato që tha doli
e dija qe ti ishe mashtrimi im (e kuptova)
e dija qe do ta beje...
e dija qe s'ishe ti ne fjalet e tua (lexova syt e tu)
e dija qe un s'isha ai qe ti doje te isha...
qe do te zhgenjeja e kam ditur!!
e dija qe qaje pa ze ne erresir (te kam degjuar)
e dija qe me falje ne heshtje...
e dija qe me puthje ne gjum (te kam ndier)
e dija qe do te humbisja.
dhe vazhdoja...
por e vetmja gje qe
...nuk e di...
eshte
se 1/2 shpirtit tim je vetem
TI
Re: Re: e dija qe...
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ti e ke shkruar?Wouuw,fantastike.Komplimente.
Tashme...
Tashme je thjesht e kaluara ime,asgje me shume...
Tashme imazhi yt nuk do jete makth neper gjume...
Tashme nuk i kam me as shenjat e tua mbi lekure...
Tashme kur te flas per ty do te filloj me -dikur...
Dikur te desha,te desha vertet...
Tashme megjithse nuk dua harresa te pret...
Ps:Enya je e mrekullueshme,ti e di te kam xhan (edhe me shume :p )
...ne ditet e mia pa TY...
Tashme....
Sa shpejt e djeshmja behet e kaluar,
dhe nata e mbremshme e kaluar mbetet!
dhe syt e saj tek i rendonin qepallat,
tek kujtimet e se kaluares u treten..!
Perse?!
Tashme,
u beme dhe ne buzeqeshje te kaluara,
u beme mall i nje casti te rralle!
U beme pendimi i nje germe te shkruar,
ja , vec nje sekond me pare...
Xhan-xhan laraman, te ka Enya per derman
Mos ...tani u kujtova.
Pleqeri hesapi...
Si harrova ta merrja Erin ne telefon.
Ajo nisej sot.
Rruge te mbare yllo ,do me mungosh.
Te puth dhe mos leviz shume nèper Los Angelos se te kepus ne dysh kur te vish pastaj :p
...ne ditet e tua pa Te...
(Ah c`e meriton nje dru tani, qe lut perendine qe te kam larg gjeografikisht.)
-Lere menjane lojen e "xhelozise" miku im i dashur.Qeteso dallget e shpirtit.
Eri nuk existon e pike!
Bej nje forward te diteve te tua.Kush ishte ajo qe te riktheu buzeqeshjen
e humbur?Hm...sigurisht e di.
Kush ishte ajo qe pranoi te degjoje me dhjetera ore te tera refrenet e kengeve
te viteve te tua tek shprehnin dhimbjet shpirterore te se kaluares?Hm...
sigurisht e di.
Kush ishte ajo qe te puthi me embel sesa buze e vashes se pare?
Hm...sigurisht e di.
-ndaj, permbahu ne ditet e tua plot dashuri.Aty do gjesh vetveten dhe shpirtin tend ,
e cila nuk ka humbur ;por te pret ta takosh,-mbase dhe sonte ajo po i lutet
qiellit te te sjelle prane saj.
Ishe ti...
Kam filluar te mohoj nje pjese te vetevetes per te arritur te mbijetoj ne kete kaos ndjenjash.
Ndoshta zhgenjimin do ta njoh rruges qe kam marre drejte te panjohures se fatit.
Ndonjehere fjalet qe them per te te vrare ,mua me vrasin pa meshire.
Ndoshta ne ndergjegjen time ti je akoma gjeja me e bukur qe une kam njohur.
Ndoshta ajo te do me shume se une...
Nuk fshihem pas asgjeje por imazhi yt luan me krenarine time,me sfilit.
Dhe i lodhur boten coj ne djall.
Duke harruar se bota ime ishe ti...
Ishe ti...
dy lote hidherimi ne fytyren tende reshqasin ngadale
mos i fshi e dashur jam une qe po qaje
se me cuan large prej teje me mbyllen ne erresire
me dhane nje trup te ri me zemer te ngrire
kufomen time bishave si ushqim ja u dhane
menduan se pa fryme ne te dy na ndane
menduan se kujtimet nga mua i fshine
besuan se ne shpirt me vrane dashurine
por qielli dhe toka se mbajten dot peshen time
renkuan ne klithma e ne zemerime
mallkuan ata qe ne te dy na ndane
dhe ne lotet e tu mua jete me dhane
Ti ike...
Rruges se pafundme te pavetedijes.
Pa e ditur se ku shkoje,pa e ditur larg kujt shkoje.
Une te pash tek ikje,por smunda te te them ndal.
Perkundrazi...
Buzeqesha dhe te te thash rruge te mbare.
Megjithse nuk doja.
Megjithse te doja...
Ti ike ...
Dhe lotet e tua u ben plage mbi shpirtin tim.
Shpirti im akoma belbezon emrin tend.
Te thash ska kthim mbrapa,kthimet i kam urryer gjithmon.
Por jo per ty...
Luftoj akoma me veteveten,per ty.
Por jam i pafuqishem,vertet.
Cdo cast llogjike eshte makth.
Cdo e vertet me vret.
Akoma je ti qe me torturon ngadal.
Ngadal ky ritem ndjenjen e kryqezon si krisht.
Tashme ti rrugen ke marre,larg meje iken serish.
Une si cmendur bertas,te kam humbur dyfish...
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.