| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 483 484 485 486 487 488 489 490 491 [492] 493 494 495 496 497 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Dy-tre historira te vogla per Lubin:
sapo kishim ardhur ne emigrantet shq. ne Gjermani, kishim pak muaj - jo me shume se nje vit, dhe po shihnim nje film amerikan ne vidio, me karateiste, amerikanet kundra aziatikve. Ne fund ndodhi nje falje dhe filmi perfundoi me nje skene aq mallengjyese, sa ne garipat qe po e shikonim, mezi u perpoqem te fshehnim lotet nga njeri-tjetri. Eshte e natyrshme qe skena te ndryshme ne jete, ne filma, ne fotografi, ne libra, etj. te na mallengjejne e te na prekin deri thelle ne shpirt, sa derdhim dhe lote fshehurazi.
Nje ngjarje tjeter 20 vjet me vone, aty nga 2010-11, ne mos gaboj. Mbaruam punen e po beheshim gati te iknim. Kete kohe ndodhen disa mbytje ne mesdhe dhe emigrimi afrikan vazhdonte. TV-ja bente fajtor qeverite (sidomos ate italiane) dhe mafian klandestine. Ne bisede e siper nje koleg tunezian tha dicka qe e mendon dhe thote cdokush, ate se dhe vete njerzit jane fajtore per gjendjen e tyre. Me kete donte te thoshte se shume popuj kane nje rritje te larte pjellshmerie dhe paaftesie per te zgjidhur problemet e tyre private dhe shoqerore, -sic dhe u vazhdua me tej biseda.
Tani une pyes kete Lubi-n: sa e ka rritjen popullsia siriane, irakiane, afgane per 1000 banore? Apo sa eshte rritur ajo nga vitet 70 deri ne 2010? A nuk duhen vene njerezit e ketyre shoqerive para kesaj pergjegjsie te rritjes se pakontrolluar te popullsise? Apo ata kane gjithmone te drejte, dhe faji duhet kerkuar gjetke? Po gjithe ai indokrinim fetar qe i ka molepsur dhe nuk i ve njerzit para pergjegjsise se puneve te dites, por vetem para pergjegjsise se gjyqit te mbrapme, a nuk eshte fajtor per gjendjen ku ata ndodhen? (E sa e sa pyetje te tjera!)
A do kene guximin ndonjehere keta njerez kaq te mallengjyer, si Lubi-a, te konfrontohen direkt me burimin e ketyre te keqiave dhe kesaj gjendje? Apo do vazhdojne tw luajne filma per te fituar pike, sic ai filmi holluvudian qe na mallngjeu edhe ne emigranteve atyre viteve te shkuar?
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 483 484 485 486 487 488 489 490 491 [492] 493 494 495 496 497 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.