Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 488 489 490 491 492 493 494 495 496 [497]
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga robert datë 19 Shtator 2015 - 18:39:

Fajtor, qe s'je dakort me mendimin tim, kjo eshte mese normale, ashtu sic edhe e kuptoj se ty te vjen peshtire nga komentet urrejtese te shqiptarve neper internet mbi sirianet e tanishem. Duke i vene keto te dyja prane, duket se dhe une nuk jam larg ketyre shqiptarve te tjere me urrejtje, ndonese ne komentet e mia (ketu dhe kudo) nuk zbrazet kurre urrejtje, ndoshta sepse ajo mungon tek shpirti im, (gje qe nga ana tjeter e konsideroj si dobesi timen, sepse kjo bote ka nevoje per ca urrejtje). Ndoshta ishte i tepert ky sqarim, pasi komentet e mia aty jane dhe nuk kam pse shqetesohem.
Por dicka vazhduese duhet te them akoma mbi kete diskutim emigracioni te tanishem dhe "perlotje". Duket se ti dhe mijra te tjere qe po i ndihmojne tani emigrantet, vijne nga shtresa te qeta, deri diku ne gjendje te mire ekonomike, pa konflikte dhe me pak kontakte me shtresat "e poshtme" te shoqerise. Une punoj dhe jetoj vetem tek keto shtresa e me keta individe, te gjithfare nacionalitetesh. Edhe shoqerine e kam me pak individe te kesaj shtrese dhe ketyre mish-mash nacioneve. Edhe nese ndihmoj ndonje, nuk e fiksoj, sepse eshte jeta e perditshme dhe jo vecante. Dhe ne pergjithsi nuk kam klishe dhe paragjykime per ta si shtrese apo si nacione, (me se shumti lene gjurme individet tek mua dhe ndryshimet e tyre).
Pas ketyre sqarimeve monotone une duhet ti perseris disa "klishe", ato se nw keta popuj gjinden me shume indiferentizma, megallomanira, injoranca, nervozizma, etj. kategori negative, nga sa dallohen tek popujt europiane, e sidomos ata nordike. Kaq!
Pas kesaj ti mund te besh analiza sa te duash. Por e verteta eshte gjithmone e hidhur.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 488 489 490 491 492 493 494 495 496 [497]
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.