Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 490 491 492 493 494 495 496 497 498 [499] 500 501 502 503 504 505 506 507 508 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga shelgu datë 29 Mars 2011 - 00:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Hana e pambukët e ngjyeme n'govatën e qiellit,
ngréh rrëshqan andrrat e arrnueme,
copave t'zbehta të ditëve (t'harrueme).

Ah ç'po shullahet sonte
parajsës së syhaptave andrra,
njikjo grimë ndjenjë e bamun shuk.

E (un') me buzkuqin e gjakut tim,
buzët e këtij dimni t've du me i ly
me i dhanun (frymë) e jetë
kësaj ndjenje t'vdekun që po m'fryn ndër sy.

©
( Redaktuar nga E.Z)



E ndoqa qe ta kapja flokeverdhen

tek lahen ne ujrat e liqenit te endrrave te saj.

Nje lakuriqesi e zbehte.

Me iku neper duar

E mbeta vec

 me mendafshin e vellos, qe nxituar

e harroi ne nje skaj.

E me pas

liqeni i verdhe kishte mbetur

me imazhet e henes.

ne rrathet brigjesh tretur.


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 490 491 492 493 494 495 496 497 498 [499] 500 501 502 503 504 505 506 507 508 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.