Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Udhezime gjate jetes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10117)


Postuar nga Cindi datë 18 Nëntor 2005 - 20:51:

Citim:
Po citoj ato që tha wydra


shume interesante tema football, me te tera pikat isha pak a shume dakort, pervec ketyre qe kam cituar.

Traditat familjare nuk jane aq shpesh pozitive, bile ne te shumten jane arkaike dhe penguese.

sa per gezimet e vogla... jane pikerisht ato qe mbushin jeten, kush behet i verber dhe synon vetem nje qellim te madh, zgjohet nje dite te bukur dhe e kupton qe i ka ikur jeta kot dhe s'i ka shfrytezuar ato te mira qe i ka dhuruar jeta...



Ke te drejte Wydra, por po ti analizoj me poshte se cfare nenkuptoj une:

Kur themi " Mos u bej i pari te prishesh nje tradite familjare" eshte fjala per tradita qe nuk rendojne njeri. p.sh. festimi i cdo datelindjeje te pjesetarit te familjes ose ngrenja e drekes ne tavoline te gjithe bashke ose vajtja ne nje piknik ose te biseduarit ne menyre te civilizuar te nje ceshtjeje, etj, etj

Kur themi " mos i jep rendesi gezimeve te vogla ne jete, kur kerkojme per nje te madhe" Eshte e vertete qe edhe ato te voglat mbushin jeten por kur kemi nje qellim me te madh, nuk duhet te harxhojme kohen me to. p.sh. Nje vajze e re vendos te behet aktore. Kuptohet bukuria eshte hapi i pare qe ajo te eci ne kariere. Fillojne lavderimet per bukurine e saj dhe reklamat. Ajo duhet te gezohet per keto te reja te bukura qe ndodhin gjate jetes se saj, por qellimi i saj eshte qe te behet aktore e madhe dhe te kete suksese ne karieren e saj. Prandaj dalim ne konkluzionin qe ajo duhet ti kushtoje me shume vemendje talentit. Ose mund te jap nje shembull tjeter. Piktori fillon te pikturoje dhe ne mendje ka imazhin e nje tablloje te madhe qe do te mbetet ne histori. Sapo ka filluar punen dhe fillon skicimin. Njerezit perreth fillojne lavderimet ne lidhje me detajet me te cilat ai ka skicuar nje sy apo nje dore. Ai kenaqet nga keto lavderime, por duhet te vazhdoje me tej per te perfunduar imazhin te cilin ai kishte ne imagjinaten e tij perpara se te filloj punen e kesaj tablloje.

Te pershendes _ footbal


  Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.