| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Per shpirtrat e lire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10772)
E nesermja me koke poshte
Si thuhet? Zbret poshte apo ngjitet lart?? E sotmja! Shija, dhe nje e djeshme me shije destinuar te kujteseruhet per s’di se sa.
Te gjitha se bashku jane te padukshme dhe ne nje fare menyre nuk jemi shume te vetedijshem per ekzistencen e tyre kur themi; sot, dje apo neser.
E sotmja ishte…tashme eshte mbremje vone. Nata eshte nje lloj “ndihmese” kujtesash te vjetra ku “te djeshmet” ne countdown jane nje fare harrese dhe kujtese kur ….them me shume, kur e nesermja qe ti nuk njeh te sjell prane…asgje!
Neser eshte nje e mundshme per jete dhe vdekje.
Sot eshte dhe ishte…!
Shqiponja e fundit qe kam pare i perket te shkuares ne te cilen te djeshmet thone e nuk thone.
Fluturimi eshte po ai. Ja une po nisem me pjese te shpirtit per diku. Dua shume qe te jete e nesermja ime…! Por “dikushi” eshte I/E fundmit e nje enigme qe dukete e zhduket.
Po ndjej eren e jetes dhe te vdekjes.
Thone se kur degjojne per vdekje termben me shume ata qe duan te jetojne
Jetojne dhe thone.
Thone dhe jetojne
Kerkojne dhe thone
Nuk thone ne rrafsh te mendjes te pathenat …. ne te qendrojne gati……per te sjelle te nesermet prej enigme.
Mos lendo nje shpirt…..se dita qe shkon errson djellin e te nesermes……mos lendo nje jete se…ditet qe shkojne rikthehen per jetet qe do vijne
Nje nate pashe nej ender ndersa rrija ende zgjuar…..ish prej tymi qe digjej larg dhe une isha ne akullin e flakes qe digjej ne cmendine e saje…..pa e ditur qe ish krijuar te ishte ngrohehse dhe jo djegese.
Kete here vertete kam ftohte
E ndien dhe ti qe kerkon qe te mos kem. Valle ngrohtesia do te thote vec prani?!
E fundmit e neserme e nje trajte te djeshmesh me shije ekzekucioni….jane te ngjashme…dikush varet ne litar dhe nje tjeter hidhet ne nje hon. Gjithsesi te dy arrijne fundin…e nesermja eshte te vec nje e sotme e paarrire dhe aq ne pranine e tyre.
E sotmja eshte nje shtrirje nga nje pjese kohe ne nje oqean te lashte dhe te ftohte…dikur ne te njerezit merrnin ngrohtesi dhe trupat e tyre shenjteroheshin e puthje te nje te shkuare te ndritur.
Une kam vdekur shume, shume kohe me pare. Me pas vdiqen te tjeret. Tashme po rivdes ne ditet e rilindjes ku era e nje jete te re duket si nje e neserme qe fillon naten dhe perseri naten mbaron.
Po percjell hapat e fundit ne “bulevardin e ndaluar”, atje ku mabase “i vdekuri” i asaje qe nuk ishte, do jete nje kalimtar qe pluhuri e prek si te tjeret dhe qe rend drejt te nesermes pa u kthyer mbrapsh per te gjetur “te djeshmet qe s’kthehen”.
Eshte pikerisht “the last dancing” …..ne nje piste me morra ku vallezimi eshte shtirja dhe frika…..keta dy partnere te se nesermeve, te njerezve me zemer te tmerruar dhe te atyre me shpirt te……cuditshem do te thosha……une i dua te gjithe…por nuk ndalem gjate ta bej kete..spese kerkoj te shkoj ne shtepine se nesermeve pa u ndalur kurre. Casti kur thone se vdes eshte nje cast qe une nuk shihem mire ose me mire vec nuk dukem….rishfaqem serish dhe ndesh turbull e me turbull kujtesa te te djeshmeve te shekuj-jeteve te mija te shtgetimit per ne vendin se nesermes me drite. Ate cast them se….(askush se ka thene dot me pare dhe s’ka se pse edhe une te mos jem askushi)
Prill ‘2005
| Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.