Forumi Horizont | Gjithsej 338 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)
Zoti nuk mund të shihet.
Bibla aludon qartë se Zoti nuk mund të shihet dhe që kërkush nuk e ka parë: “Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". (Ekzodi 33:20) “Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij…”. (Gjoni 5:37) “Askush s'e pa Perëndinë kurrë…”. (Gjoni 1:18) “Askush s'e ka parë ndonjëherë Perëndinë”. (1 Gjonit 4:12)
Jezusi jetoj në mesin e njerëzve
Kurse Jezusin e kanë parë dhe ka qendruar në mesin e njerëzve, ka pas familje, ka qen i dërguar i Zotit, etj., ku bibla vetë tregon për këtë: “A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?”. (Mateu 13:55) “Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë”. (Gjoni 6:14) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson që njerëzit e panë Jezusin dhe e prekën atë.
Gjithsej 338 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.