Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Figura te Shquara të Ortodoksisë flasin gjatë kohërave! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12360)
Tundimet e Jisuit.
Joani e përjashton tërësisht tundimin, Marku (12-13) e tregon me një varg të vetëm; Mateu (IV, I-II) dhe Luka (IV 1-13) e tregojnë të gjithë historinë ndoshta nga Tradita Q (kju) ose Logia. Sipas traditës Mesias i duhej të mposhte Djallin, prandaj Jezui e fillon rolin e tij si Mesia me një duel kundër tunduesit. Kjo është një llojë provimi për të hyrë në rolin e Mesias, ose më mirë beteja e hapjes së fushatës Mesianike. Dibeliusi (komentues) e quan atë një Epifani kundër Djallit. Tundimi i bukës del si i pari te Mateu dhe Luka. Tundimi i politikës del i fundit te Mateu dhe i fundit te Luka.
Jezui refuzoi një Mesia të bukës, një Mesia të mrekullisë, një Mesia të politikës. Ai refuzoi të bëhej mbret pasi e ushqeu turmën e njerëzve te Joani (VI, 15). Iu shmang kryerjes së mrekullive me sa pati mundësi. I tha Pilatit se mbretëria e tij nuk ishte e kësaj bote. Por ka shumë pasazhe që dëshmojnë të kundërtën: 1. ai shpërndau bukë dhe peshk për 5000 vetë, shndërroji ujin në verë në dasmën në Kanë. 2. Kreu rreth 36 mrekulli, të cilat duhet të provonin hapur rolin e tij si Mesia. 3. Pretendonte se ishte një Mesia hebre, gjë që përfshinte në vetvete edhe një lloj mbretërimi politik, pavarësisht se si e përcaktonte ai.
Sikurse Jezui edhe Apostujt e pasuesit e tyre, përballuan të njëjtat tundime dhe ranë në kundërshtime me vetveten: 1. Ata shpërndanë bukë midis pasuesve të tyre “në një mënyrë komuniste”. 2. Kryen mrekullira. 3. Kërkonin fuqi politike edhe pse pretendonin se ishin të interesuar vetëm për një mbretëri të pastër shpirtërore.
Sidoqoftë, prapë kemi tradita “kontradiktore”. Padyshim, roli i Mesias së bukës, të mrekullive dhe politikës është më i vjetër. Po si qëndron puna e fitores së Jezuit mbi Satanain? Apostujt dhe Kisha kanë menduar se do të ishte më e sigurtë të predikonin që fitorja mbi Satanain do të vinte me ardhjen e dytë dhe me gjyqin e fundit.
+ Theofan NOLI.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.