Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Si mund te shprehet dashuria?... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12618)


Postuar nga amor alucius datë 15 Nëntor 2006 - 15:47:

Ti si fillim bej ndonje gjest te vogel qe mund ta beje ate te kuptoje(por jo me siguri te plote)qe ti ndjen per te,keshtu i jep kohen dhe atij te mendoje mire nese ndjen dicka per ty,te mesohet me idene e dashurise dhe jo vetem te miqesise.

Ai te ka bere gje te kuptosh ty?Ka dhenje ndonje shenje qe do me teper se miqesi me ty?Nese s'te ka dhene asnje shenje atehere une ne vendin tend do i veja nje kapak asaj pune.Nje mashkull qe ndjen per nje femer sado te mundohet te mos e thote,ben perhere ndonje gjest qe tregon qe ai ndjen.Ai vetem nese eshte i turpeshmi i botes se nje fjale do te ta kishte leshuar nese do e brente dashuria per ty.

Une kam kaluar nje situate te ngjashme,kam nje lidhje goxha te gjate me nje cun me te cilin kam pasur nje raport te gjate miqesor perpara,por s'eshte se ishte miku im me i ngushte.Dhe ne te kunderten tende,une e kisha te qarte qe ai kishte filluar te ndjente per mua dhe raporti yne evoluoi gradualisht drejte maredhenieve partneriale.

Une s'besoj aspak ne keto deklaratat e dashurise ,biles dhe kur je e sigurte qe ai tjetri ndjen per ty dicka s'mund ti thuash "te dua".Te dashurosh dike eshte nje proces qe merr kohe,qe kerkon te kesh jetuar situata te caktuara me ate njeri.S'mund te presesh qe nga sot qe jeni miq te thjeshte,me nje deklarate dashurie neser te kalosh ne nje maredhenie dashurore dhe te quheni"te lidhur"(po perdor termat shqipetare).


  Gjithsej 177 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.