Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Tirana (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=137)


Postuar nga ENISS datë 05 Janar 2003 - 02:16:

Kalaja e Tiranes, Mozaiku i Tiranes, Kulla e Sahatit

Ashtu si kështjellat e sipërpërmendura edhe Kalaja e Tiranës së pari është ndërtuar në periudhën romake, në shekujt II-IV pas Krishtit. Me pas kalaja u rindërtua dhe ka shërbyer si seli e sundimtarëve të Tiranës, duke u quajtur Kulla e gjatë. Kjo traditë u ruajt edhe më vonë: brenda murit të mbetur të kalasë është ndërtuar shtëpia e Toptanasve dhe më pas aty pranë pallati i priceshave.

Mozaiku i Tiranës ndodhet në fund të rrugës “Naim Frashëri”. Ai u zbulua në vitin 1972, gjatë ndërtimit të një blloku pallatesh. Mozaiku ka qenë vendosur në një ndërtesë të shekullit të III, e cila në shekullin VI është kthyer në kishë. Mozaiku është një nga zbulimet më me vlerë në Tiranë dhe tërheq vëmëndjen e mjaft vizitorëve të huaj.

Kulla e Sahatit filloi të ndërtohet në vitin 1822 dhe përfundoi në vitin 1830. Ai është shembulli më i spikatur, por jo i vetëm, i ndërtimeve në Tiranë, me fondet e komunitetit. Në vitin 1928 kulla u rrit edhe 5 m dhe shteti shqiptar bleu një sahat të kohës në Gjermani. Çdo studim urbanistik për kryeqytetin gjate te tera koherave, ka marrë parasysh, së pari, kompleksin xhami Sahat qe perbejne nje nder shume prej pamjeve te bukura qe ka Tirana.


  Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.