Forumi Horizont Gjithsej 124 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14192)


Postuar nga ishpeshtimi datë 23 Korrik 2007 - 17:39:

Re: Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin!

Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi
Si shume paradokse te vendit tone te gjore(prej 80 vjet me pare disa te huaj,njohes te mire te Shqiperise e therrisnin mes tyre Absurdistan), e Majta Shqiptare ka ne krye te saj nje njeri qe s'ka asgje te perbashket me idealet e se Majtes Europiane.Ky eshte Edvin Kristaq Rama.

Ish-basketbollisti i Dinamos dhe pedagogu eksentrik i Institutit te Larte te Arteve,u shfaq ne jeten politike shqiptare me rivelacionet e guximshme kunder Enver Hoxhes,ne vitin 1991.Gjuha e tij e ashper dhe e drjtperdrejte kunder fenomenve me te felliqura te Diktatures,ngjalli admirimin e mases te te rinjve ,qe kishin vite qe flisnin me njeri tjetrin,per te njejtat gjera.

Disa muaj me pare,ne dhjetorin e 1990,kur ishte ngjitur ne Qytetin e Studentit si shume pedagoge te tjere,Rama nuk i ishte bashkuar grupit udheheqes te PD te posaformuar,pasi shihte se vendet drejtuese tashme ishin zene.
Rama vazhdoi te shkruaje dhe te flase ashper kunder Ramiz Alise dhe sherbetoreve te tij,duke qene ndoshta pena me ekstreme ne goditjen e komunizmit te perenduar.Keshtu,ne rrethet politike dhe intelektuale te Tiranes,E.Rama cilesohej si intelektuali rebel dhe radikal,por e pamundur per tu perfshire ne PD,si pasoje e drejtimit autoritar te S.Berishes.

(vijon)



Prej vitit 1993 deri 1997,Rama u perqendrua ne shkrimet e tij ne goditjen e DOKTOR RRUMPALLES,se bashku me miqte e tij te ngushte Blendi Gonxhe(i mbetur jashte strukturave te PD,ndonese i njohur ne Levizjen Studentore)dhe Ardian Klosi.Te tre manifestonin hapur pakenaqesine e te mbeturit jashte politikes,ndonese mendonin qe kishin dhene shume per DEMASKIMIN e Diktatures dhe ishin shume me te afte se bashkepuntoret e Berishes ose se ai vete.
Shkrimet shume te guximshme,i kushtuan Rames armiqesine e hapur te Berishes,qe arriti deri ne rrahje ne vitin 1996.Ndonese i hapur kunder formave "komuniste"te drejtimit te Shtetit dhe te PD nga Berisha,Rama asnjehere nuk tregoi ndonje inklinim nga e Majta.Kjo deri ne vitin 1997,kur ne Skenen Politike u rikthye nga Burgu Nano.

(vijon)


  Gjithsej 124 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.