Forumi Horizont | Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Kreativiteti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14273)
Vazhdim
...........Jane studjuar edhe lidhjet e mundshme te kreativitetit me gjëndjen shpirtërore, atë emotive, gjumit, bile edhe lidhjet që mund të ketë me së mundje te ndryshme të trurit si, depresioni, hiperreaktiviteti etj.
..........A ka ndonjë lidhje midis kreativitetit dhe stadeve te skizofrenise?Eshte e njohur një shkallë më e lartë kreativiteti tek skizotipalët , të cilët kanë një dëshirë të madhe për vetëizolim dhe vetëbindjen se kanë aftësi të larta sensore, por jashtu në nivele të ulta tek skizofrenikët dhe me shume në rastet me çrregullime bipolar, por kjo nuk do të thotë që kreativiteti është dominion i të sëmurëve mendorë, në asnjë mënyrë jo. Duhet të shtoj domosdoshmërisht se nuk mund të ketë kreativitet tek një person i izoluar social. Njeriu nuk mund të prodhojë nga hiçi (ex nihilo).Ne kushtet praktike ky fenomen merr një karakter që qëndron pak më larg strukturave shabllone të teorive të mësipërme.
..........Kreativiteti patjetër kërkon sakrifica, vetmohim, punë të rëndë. Si ajo ndërtesa e lartë që për t’u ngritur kërkon jo vetëm lëndën e parë, por edhe truallin, do strukturën e plotë arkitektonike.
.........Vek kësaj ndërtesa ka edhe një pjesë shumë të rëndësishme e cila kur përfundon ndërtimi nuk duket më, është e mbuluar nën tokë, ka pra themelin aq të nevojshëm, pa të cilin do të jetë një krijim jo solid dhe i paqëndrueshëm. Ai do të thërmohej në mijra copëza të vogla të pavlefshme. Kush është pra ky bazament, pa të cilin nuk dimë a do të kishte edhe kreativitet. Eshtë së pari pra, ndihma që duhet të ketë e famshmja materje gri; ndihma ushqimore, morale nxitja e vazhdueshme nga rrethi social. Eshtë mënyra e furnizimit të trurit me energji, prirja për të kërkuar prej miqve aprovim, një buzëqeshje një ngacmim, ajo që fshihet nën tokë dhe harrohet shumë lehtë prej admiruesve të artit, por nganjëherë edhe prej vetë kreatorëve.
Undergraundi është shumë i thellë. Aty nuk duhet të harrojmë familjen, rrethin e ngushtë ku jeton krijuesi, ku shpesh gjëndet jo vetëm frymëzimi, por edhe harmonizimi i errupsioneve kreative me qetësinë vdektore pas tyre, buçima e thellë e lumenjve brendashpirtërorë me buzëqeshjen e ëmbël të fëmijës. Atje pra krijohen sfondet, zërat e dyta të këngëve, koret. Si mund të kishte pra krijim pa një mbështetje të tillë solide dhe të vazhdueshme….?
DXP
Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.