Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Legjislacione dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=366)
-- Direktivat e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për Ajrin dhe Nivelet e Grimcave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14602)


Postuar nga Tulipani datë 29 Shtator 2007 - 18:43:


Neni 9

Kërkesat në zonat ku nivelet janë më të ulta

sesa vlerat ku fi

Shtetet Anëtare përpilojnë një listë të zonave dhe

grumbullimeve në të cilat nivelet e ndotësve janë poshtë vlerave

kufi.

Shtetet Anëtare ruajnë nivelet e ndotësve në këto zona dhe

grumbullime poshtë vlerave kufi dhe përpiqen të ruajnë cilësinë

më të mirë të ajrit të ambientit, në përputhje me zhvillimin e

qëndrueshëm.

Neni 10
Masat e zbatueshme në rast të tejkalimit të pragjeve

sinjalizuese

 

Kur pragjet sinjalizuese tejkalohen, Shtetet Anëtare zotohen

të sigurojnë se janë marrë hapat e nevojshme për informimin

e publikut (për shëmbull, me anë të radios, televizionit dhe

shtypit). Shtetet Anëtare i paraqesin Komisionit informacin të

përkohshëm në lidhje me nivelet e regjistruara dhe kohëzgjatjen

e episodit (episodeve) të ndotjes, jo më vonë se tre muaj pas

zhvillimit të tyre. Përpilohet një listë e hollësirave minimale

së bashku me pragjet sinjalizuese, e cila duhet t’i vihet në

dispozicion publikut.

Neni 11

Transmetimi i informacionit dhe raporteve

 

Pas miratimit nga Këshilli të propozimit të parë të referuar në

kryerradhën e parë të Nenit 4 (1):

1. Shtetet Anëtare njoftojnë Komisionin, autoritetet

kompetente, laboratoret dhe organet e referuara në Nenin 3 dhe

(a) zonat e referuara në Nenin 8 (1) dhe:

(i) informojnë Komisionin në lidhje me zhvillimin

e niveleve që i tejkalojnë vlerën kufi plus kufirin e

tolerancës, të datave ose periudhave kur këto nivele janë

vëzhguar dhe vlerat e regjistruara në periudhën nëntë mujore pas

fundit të çdo viti.

Kur nuk është caktuar asnjë kufi tolerance për një ndotës të

caktuar, zonat dhe grumbullimet ku niveli i këtij ndotësi tejkalon

vlerën kufi, do të trajtohen në të njëjtën mënyrë si zonat dhe

grumbullimet e përmendura në nënparagrafin e parë;

(ii) informojnë Komisionin në lidhje me arsyet për çdo rast

të regjistruar, në periudhën nëntë mujore pas fundit të çdo viti;

(iii) dërgojnë Komisionit planet ose programet e referuara

në Nenin 8 (3) jo më vonë se dy vjet pas fundit të vitit gjatë të

cilit janë vëzhguar nivelet përkatëse;

(iv) informojnë Komisionin çdo tre vjet në lidhje me

progresin e planit ose programit;

(b) paraqesin Komisionit çdo vit dhe jo më vonë se nëntë

muaj pas fundit të çdo viti , listën e zonave dhe grumbullimeve

të referuara në Nenin 8 (1) dhe (2) dhe në Nenin 9;

(c) paraqesin Komisionit çdo tre vjet, brenda kuadrit të

raportit sektorial të referuar në Nenin 4 të Direktivës së Këshillit

91/692/EEC të datës 23 dhjetor 1991 raporte standardizuese

dhe racionalizuese mbi zbatimin e disa Direktivave në lidhje me

mjedisin

▼B

( ),
dhe jo më vonë se nëntë muaj pas fundit të çdo

periudhe tre vjeçare, paraqesin informacion qër rishikon

nivelet e vëzhguara ose vlerësuara, sipas nevojës, në zonat dhe

grumbullimet e referuara në Nenin 8 dhe Nenin 9;

(d) informojnë Komisionin në lidhje me metodat e

përdorura për vlerësimin paraprak të cilësisë së ajrit, të

parashikuar në Nenin 5.

2. Komisioni do të publikojë:

(a) çdo vit, një listë të zonave dhe grumbullimeve të

referuara në Nenin 8 (1);

(b) çdo tre vjet, një raport mbi cilësinë e ajrit të ambientit

në Komunitet. Ky raport do të tregojë në formë të përmbledhur

informacionin e marrë nëpërmjet një mekanizmi për

shkëmbimin e informacionit midis Komisionit dhe Shteteve

Anëtare.

3. Komisioni do t’i drejtohet ekspertizës së nevojshme në

dispozicion në Agjencinë Mjedisore Europiane në hartimin e

raportit të referuar në paragrafin 2 (b).


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.