Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Semundjet e Sistemit Hormonal (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14604)
Gjendrat Ne Organizem
Cod. D27122007
GJËNDRAT EGZOKRINE
Përpos muskujve ne efektor hyjnë edhe gjëndrat.
Sipas asaj se a behet tajitja neper kanale jashtqitese
Ose drejtpersedrejti ne gjak ose limfë (pa kanale jashtëqitese) dallohen 2 lloj tajitjesh:
1.tajitje e jashtme (egzokrine)
2.tajitje e mbrendshme (endokrine)
Prodhimet e gjendrave egzokrine quhen secrete ose eskrete,
Kurse te gjendrat endocrine inkrete. Tajitja gjegjesisht dalja e sekretit prej qelizave mund te behet ne 3 mënyra:
1.merokrine
2.apokrine
3.holokrine
Gjëndrat me tajitje te jashtme janë:
1.gjëndrat pështymore(glandula salivares)
2.gjëndrat ndjersore (glandula sudorifere)
3.gjëndrat e lotit(glandula lakimalis)
4.gjëndrat dhjamore (glandula sebace)
5.gjëndrat aromatike (glandula sudorifere majores)
1.GJËNDRAT PESHTYMORE
Gjëndrat e peshtymes gjenden ne zgavren e gojes,kto ndahen ne 3 grupe:
1.gjendrat pranveshore(glandula parotis)
2.Gjendrat nennofullore(glandula submardibularis)
3.gjendrat nengjusore(glandula subliguaris)
2.GJËNDRAT DJERSORE
Gjëndrat e djersës tajitin djersë ne menyrë merokrine .djersa është leng i kthjellet i cili përmban 99% ujë, mbetjen prej 1% e perbëjnë materjet organike dhe joorganike :natrium, kalium, kalcium,magnez,dhe sasi te vogla te glukozës dhe uresë.
3.GJËNDRAT E LOTIT
Tajit lot(është leng i kthjellet pa ngjyrë ,me shije te njelmët dhe permban pak proteina jargë dhe yndyrna si dhe enzimin lizozin.
4.GJËNDRAT DHJAMORE
Janë te shperndara neper terë lëkurën , ne perjashtim te shputave dhe shuplakave.
Funksioni i tyre është i kontrolluar nga hormonet.
5.GJËNDRAT AROMATIKE
Ato gjenden nën sjetulla ,ne lekuren e skrotumit rreth anusit, vetullave ne pjesen e jashtme te kanalit te degjimit dhe atriumit te hundes.
Gjendrat e erës tajitin sekret specifik i cili per nga era, ngjyra dhe vetitë tjera është karakteristik per secilin individ dhe secilen racë(secili njeri ka ere specifike te trupit).
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.