Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- Mesimi i gjuhes shqipe jasht atdheut ..... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=158)
Natyra!
Shteti ynë është i varfër dhe nuk i ka mundësi të tilla. Prindërit në këtë rast duhet të luajnë rolin kryesor. E para duhet të flasin shqip me fëmijët e tyre në shtëpi (sepse ka shumë që u flasin gjuhë të huaj). E dyta duhet të shfrytëzojnë materialet që mund të gjejnë psh, në internet ka shumë informacione mbi Shqipërinë. po pregatiten materiale shkencore në lidhje me gjuhën, historinë, letërsinë, këto janë temat bazë të kulturës kombëtare. Mund të shfrytëzoni edhe libra shqip, pse jo edhe abetaren. Kjo kërkon një punë jashtëzakonisht të madhe nga ana e prindit që ka edhe punë të tjera më të rëndësishme për të bërë. Por ushqimi me kulturën e vendit të vet do i bëje mirë fëmijës dhe do i japë ato karakteristika që karakterizojnë shqiptarin. Natyrisht që do ishte mirë që të kishte struktura shtetërore që të merreshin me këtë punë por duhet të jemi realist se po të presim shtetin nuk do e realizojmë kurrë. Një mendim tjetër mund të jetë ai i stimulimit me njëfarë pagese i arsimtarëve që jetojnë pranë jush. Pra nëse mblidhen disa familje e dërgojnë fëmijët në orare të caktuara.
Është thjeshtë mendimi im.
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.