Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- Fabula dhe Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18391)
KALI DHE GOMARI
Një ditë për udhë u nis fshatari
Para tij kali, para kalit gomari
Dy të parët ngarkuar, i treti me fshikull në dorë
Deshte të nxitonte dhe i binte kalit të gjorë
Megjithëse hante drurin, kali nuk shpejtonte
Sepse me turinj, bythët e gomarit takonte
Se ç’po ndodhte prapa, gomari s’desh t’ia dinte
Ecte në qef të vet e rrugë kalit s’i linte
Kali s’duroi gjatë se shpirti ju këput
U këthye nga i zoti e i foli me zë të butë
“Si mund të shpejtojë kur para kam gomarë
Rrenditjen që ke bërë, mirë nuk e ke parë
Vëmë mua në krye po deshe të nxitosh
Pastaj ngacmo gomarë që kohën të fitosh”
Së fundi mësimin që nxjerim nga kjo përrallë
Në këtë udhëtim me kalë e me gomarë
Në qoftë se do lider, mos vër një gomarë
Po qe se nuk del vetë, të paktën vër një kalë.
Vlashi Fili 30 prill 2006
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.