Forumi Horizont | Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18571)
Mund te ndodhe edhe qe gjuha me te cilen u drejtohemi femijeve te jape efektin e kundert nga ai i deshiruari.. Flitet shume per prinder teper te pranishem e mbrojtes apo prinder te padukshem e te larget. Eshte e lehte te gjykosh nje femije-adoleshent devijues, tek i cili/e cila ve re sjellje jashte normave shoqerore, por jo gjithmone kihet parasysh qe gjithe kjo mund te buroje pikerisht nga prinderit, qe per sa mund t'i duan femijet e te kene bere te pamunduren, pa e kuptuar mund ta kene bere kete ne menyren me te gabuar.. Si rezultat kemi femije qe rebelohen, femije qe duan te terheqin vemendjen (edhe me gjeste ekstreme), femije qe duan te kundershtojne me cdo kusht shembullin prinderor qe u eshte imponuar ne rritje e siper, e keshtu me radhe.
Gjuha qe perdoret me te miturit eshte teper domethenese ne zhvillimin psiqik. Duhet treguar shume kujdes, me shume nga c'mendohet. Edhe fjalet qe zgjedh per te shpjeguar nje perralle apo fabul, fjalet qe zgjedh per t'u dhene pergjigje "perse-ve" te para, fjalet qe zgjedh per te shpjeguar nje fenomen qe mund te trondise femijen aty per aty.. Nuk eshte thjesht nje ceshtje komunikimi, gjuha eshte percjellese traditash e mentalitetesh te trasheguara, ndikon jashtezakonisht ne menyren se si do konceptohet realiteti e ne zgjedhjet qe do behen ne jete.
Teoria kjo, praktika pastaj eshte hesap me vete.
Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.