Forumi Horizont | Gjithsej 61 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 61 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Per Arturm, natyrisht! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18756)
Puna keq, skadoi kontrata. Qe thua ti ky dhe keta kopile perfitojne incentivat dhe pastaj ciao ciao. Me mbajti 3 muaj si shume te tjere. Tani nuk kam as incentivat.
Asnjehere nuk eshte heret. Moti i mire shihet ne mengjes.
Gabimi numer 1 eshte shtyrja e statutit te Nepunesit Civil. Megjithate ishalla nuk e shtyjne edhe per 6 muaj te tjere.
Taksa progresive, ishte premtuar heqja e taksave per 95% te shqiptareve por e verteta eshte se behet fjale per rreth 40% dhe keta variojne nga 2,5 - 10 % takse qe do te thote perfitojne realisht rreth 50% e tyre dhe keta jane a nuk jane 20 000 vete. Po te shtojme ketu rritjen e akcizave, nafte, kafe, cigare dhe pije energjike etj del qe do tua marri dhe ate qe u premtoi ketyre 20 000 veteve qe mburret por te gjithe popullit.
Dyfishimi i takses se shtepise baneses etj nje tjeter peshe ne xhepat e shqiptareve. Do mjaftonte shtimi per shtepite e dyta e treta dhe sidomos supertakse per vilat e atyre qe kane shtepia ne qytet.
Rritja e rrogave vetem policise perveçse tregon frike, tregon per shtet policor.
Persa i perket nderhyrjes ne sistemin e taksave online, ajo qe me shqeteson eshte emri arturm emri i gjiknurit jo damianit dhe kapacitetit te tij te nderhyje ne tatime. Mund te ishte kushdo vetem kusheriri jo. Kjo eshte ndyrje edhe pa qellim.
Me zhgenjeve ketu tek thua mire bene qe e shemben kompleksin. Perse te mos e sekuestronin, perse te mos strehonin te pastrehe apo me e rendesishme eshte lungomarja se copa e bukes apo streha. Ne asnje vend te botes nuk ndodh keshtu.
Dukej qarte se behej fjale per hakmarrje vizive ndaj shembjes se rrethrrotullimit te ZZ, hakmarrje primitive.
Si mund te prishet nje kompleks i tere pa u arrestuar e denuar asnjeri.
Tani qeveria kerkon te veje duart edhe tek drejtesia kur nuk e ka vene akoma ne prove ate. Vijini ju drejtoret, ministrat, gjykatesit prokuroret dhe avokatet, kapeni shtetin se keshtu do e luftoni korrupsionin. Jo per gje por keto gjera na i keni mesuar ju tash 8 vite apo keto vlenin vetem per Salen e qevrine e tij e jo per Ramen dhe qevrine e tij dhe ato pasardhese.
Gjithsej 61 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 61 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.