Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Komuniteti Europian ... Cfare eshte?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2776)


Postuar nga déjà-vu datë 15 Shtator 2003 - 19:00:

Rivaliteti midis U.S.A e Komunitetit Europian

Aktualisht eshte nje potence planetare ne shkembimin e mallrave,e akoma me shume do te jete ne te ardhmen.....Po qe e gjithe kjo gje,natyrisht per motive qe dihen eshte e pare nga U.S.A me kundershtim.Kjo e fundit eshte duke nderrmarre masa politike me qellim mbrojtjeje nga ky rivalitet teknollogjik e tregetar.
Por realiteti eshte ai qe te gjithe njohim,dmth qe fuqia e nderhyrjes se Komunitetit Europian eshte inferiore,edhe shume madje ,mbi te gjitha ne fushen e politikes se jashtme,siç e vertetuan edhe ngjarjet e fundit ne lidhje me luften ne Irak.
Kesaj duhet ti shtojme edhe pamjaftueshmerine ne fushen ushtarake............e megjithate ''ferkimet'' midis te dy kraheve jane ne rritje konstante.
Europa konteston masat e sigurise te nderrmarra nga U.S.A mbas 11-shtatorit mbi faktin qe thyhejne privacy.
Polemikat jane te shumta ne drejtim te ''veshit gjigand''(Echelon) qe spiunon komunikacionet ne favor te ketyre te fundit.
Komuniteti Europian ben apel U.S.A per te ndaluar denimin kapital,por me kot sepse ngelet nje denim i padiskutueshem.
U.S.A nuk jane duke ratifikuar traktate te rendesishem mbi ambientin,si ai i Kyoto p.sh.
Jane duke mos denjuar ftesat e Komunitetit per te firmosur ose ratifikuar Konventen mbi torturen,ate te minave anti-njeri si edhe duke boikotuar Gjykaten penale internacionale te OKB.(kjo e fundit eshte embeshtetur nga shumica e shteteve qe aderojne aty si edhe nga Europa)
Nuk jane vetem keto qe leshojne shkendija midis ketyre dy fuqive......numri eshte i gjate duke filluar nga ''lufta'' mbi mishin me ormone,mbi organizmat gjenetikisht te modifikuar,ajo mbi bananet,mbi hekurin(qe ne U.S.A ndikoi ne shtimin e takses nga 8% ne 30% mbi prodhimet siderurgjike te importimit) duke cituar vetem te fundit ne rend dhe qe eshte mbeshtetja mbi agrikulturen.
Programi satelitar Europian Galileo,do te jete midis te tjerash,nje konkurrent i sistemit amerikan Gps,qe kontrollohet nga Pentagoni dhe eshte nen perdorim ushtarak.
Galileo,perveçse 30 sateliteve qe do te jene ne orbite dhe 14 stacioneve ne toke,do te jete ne gjendje te tregoj pozicionin e çdo lloj objekti ne planet,me nje gabim qe varion ne pak a shume 4 metra.
Aplikimi i Galileo do te jete nga me te ndryshmit,nga drejtimi i trafikut ajror,ne agrikulturen,ne peshkimin.Edhe ne ate ushtarak.......duke bere kjo e fundit,heqjen e supremacise U.S.A mbi kontrollin e territorit.


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.