| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Kosova (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3862)
Pjese te tjera te rajonit lindor
Pervec Fushes se Kosoves dhe Drenices, ne rajonin lindor bejne pjese edhe Anamorava, Llapi, Kollashini i Ibrit dhe Siriniqi.
Anamorava shtrihet ne pjesen lindore te Rafshit te Kosoves, ku relievi eshte kryesisht malore dhe klima kontinentale. Ne pjesen me te ulet te teritorit shtrihet lugina e lumit Morave. Ne viset malore mbizotrojne pyjet, kurse pergjate Moraves shtrihen sip. e punuara. Ne kete lugine ka dendesine me te madhe te popullsise (200 banore/per km²).
Bujqesia eshte veprimtaria kryesore, kurse industria ka filluar te zhvillohet mbas Luftes se Dyte Boterore. Qendra kryesore e kesaj njesije te vogel eshte Gjilani, ku eshte perqendruar industria e tekstilit, e prodhimit te radiatoreve, e duhanit, e baterive etj. Si qendra komunale jane dhe Kamenica, qe dallohet per industrin e qeramikes, dhe Vitia, popullsia e se ciles meret kryesisht me veprumtari bujqesore. Ne afersi te Vitise ndodhet banja e Kllokotit, qender e rendesishme e turizmit kurativ.
Llapi eshte vazhdim i Fushes se Kosoves dhe shtrihet ne dy anet e lumit me te njejten emer. Ai lidhe Fushen e Kosoves me pjesen jugore te Serbise. Lumi Llap rjedhe ne tere gjatesine e kesaj hapsire dhe i jep asaj jet e gjalleri. Ne lumin Batllava eshte ndertuar liqeni artificial me te njejtin emer, i cili furnizon Prishtinen dhe rrethinat e saj me uje
Popullsia e Llapit eshte 100% Shqiptare. Llapi eshte nje zone agrare, ku bujqesia, blegroria dhe pylltaria perbejne veprimtarite kryesore te ekonomise. Qendra kryesore e Llapit eshte Podujeva, ku eshte zhvilluar industria e prodhimit te aramaturave per ndertimin dhe industria e polisterit.
Kollashini i Ibrit shtrihet ne te dy anet e lumit Iber, ne nje gjatesi prej 25km. Dallohet rrafshina rreth lumit dhe pjesa e ngritur malore ne te dyja anet e tij. Ka klime te ftohte kontinentale, reshje me te bolleshme dhe toka jo shume pjellore. Ne pejsazhin natyror mbizotrojne pyjet dhe kullotat. Per shkak te shtimit te vogel natyror dhe emigrimit, numri i popullsise ne Kollashine te Ibrit eshte zvogeluar. Blegtoria dhe pylltaria jane dy deget me te rendesishme te ekonomise. Qendra kryesore komunale eshte Zubin Patoku, ku eshte zhvilluar industria e tekstilit.
Siriniqi shtrihet ne te dy anet e lumit Lepenic, i cili derdhet ne Vardar. Siriniqi eshte rajon malor. Me ane te grykes se brodit ne lumin Lepenic, Siriniqi lidhet me Fushen e Kosove. Ne pjeset e larta te maleve verehen gjurme te veprimtarise akullnajore, si: cirqet, morenat etj. Per shkak te lartesise, temperatura mesatare e janarit ne Brezovic eshte - 2.8°C, dhe ajo e korrikut 18°C, kurse mesatarja vjetore e reshjeve 1000mm. Peisazhet mbizotrohen nga pyje dhe kullotat, kures ne rrafshin e Lepenices ka toka punuara.
Veprimtaria kryesore ekonomike e popullsise se Siriniqit eshte blegtoria. Bukurite natyrore, sip. e medha te pyjeve, terenet shume te pershtateshme per ski etj. ofrojne kushte shume te mira per zhvillimin e turizmit dhe te sporteve dimerore. Qendra ktyesore e kesaj njesie eshte Shterpca.
| Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.