Forumi Horizont Gjithsej 111 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)


Postuar nga NS-6 datë 18 Janar 2005 - 17:43:

kanceret beninj dhe ato malinj

Cod. A18012005

o.k me ne fund qenka zgjidhur ai problem qe kisha.
kanceret ne pergjithsi ndahen ne 2 grupe qe i quajne beninj dhe malinj.emertimi i tyre varet nga karakteristikat e kancerit:
kanceret beninj dhe malinj dallohon ne mes tyre prej
-shkalles se diferencimit te qelizave qe e perbejne
-shpejtesia e rritjes se kancerit
-aftesia qe te jape metastaze(metastaza si koncept eshte aftesia qe ka kanceri qe te le vendin e tij fillestar dhe me ane te gjakut ose linfes te vendoset ne nje vend tjeter qe mund te jete ose afer ose larg vendndodhjes origjinale.

e qe ti kapim keto pika nje e nga nje:
pika e pare eshte shkalla e diferencimit te qelizave:normalisht nje kancer diagnostikohet me ane te biopsise pasi qe disa karakteristika te ndryshme ose analiza te ndryshme japin nje dyshim ne ate drejtim.qelizat kancerogjene mund te prodhojne edhe sunstanca te ndryshme qe normalisht ne gjak nuk jane ose jane ne nje perqendrim shume te ulet dhe nje rritje e saj con ne nje dyshim per kancer.e qe po thoja ne biopsi mund te shofim me ndihmen e nje microskopi qelizat e indit te marre dhe shpeshhere mund te dallojme qeliza qe jane ne ndarje e siper ose qe kane forme te crregullt.sic thashe kanceri eshte nje proces ku ndarja e qelizave ka dale jashte kontrolli dhe qelizat ndahen sa me shpejt qe munden....po e le me kaq iher


  Gjithsej 111 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.