| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Nje moment midis dy castesh qetesie.
Qetesi. Kemza u terhoq ngadale duke kercitur ftohte. Tani dukej sikur priste ne heshtje veprimin tjeter. Zhurma e kapsolles qe shperthen duke ndezur barutin, maja e hekurit qe fillon te levize me shpejtesi duke care ajrin e rende brenda ne tyten e pistoletes, me pas ne drite dhe ... Gjithcka qetesi. Qetesi vdekje sic thuhet vazhdimisht, ndersa kete rradhe ishte vertet e tille.
Gjunjet filluan te dridheshin. Muskujt te lirohen mengadale. Marrje mendsh, pastaj gjithcka me e lehete per nje moment. Vetem nje moment. Me pas, pluhuri i rruges ngrihet lart nga forca e trupit qe bie pertoke.
Ftohte, shume ftohte. Nje ore me zile qe fillon te cirret zhurmshem, kepucet e para te futbollit, deti, motori qe iken duke grisur rrugen, dera e universitetit, babai, mjegull, me shume shume me teper... tani erresire, erresire, heshtje dhe grahma e fundit. Qetesi.
| Gjithsej 497 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.