Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Alfabeti i gjuhes shqipe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=721)
Alfabetet e para shqipe
Carl Faulmann nga Wiena e Austrisë, në pranverë të vitit 1878, botoi një libër me titull "Schriftzeichen und Alphabete" (shkronjat dhe alfabetet) në të cilin, përvec alfabeteve të shumtë të njohur deri ateherë, prezenton 4 alfabete nga shqipja.
Në faqen 181 të botimit të tij të dytë të viti 1880 qëndron kështu: "Shqipëtaret (ai thotë "albanese"), të cilët vetëquhen shqiptarë dhe nga turqit, sundusit e tyre, të njohur si Arnaut, banojnë në pjesën me të madhe të Ilirit të vjeter dhe Epirit, d.m.th. në bregdetin Adriatik, në lindje të kufizuar nga Pindus dhe prej Skutari e deri në Korinth. Ne i gjejmë ata nga shek. 14 në Greqi, ku bëjnë një të pestën pjesë të popullsisë së përgjithshme. Gjuha shqipe shfaqë një pamje enigmatike, që me gjuhët fqinjë në asnjë mënyrë nuk ka ngjashmeri. Është e ndarë në dy dialekte, një veriore Gegerishte dhe tjetren jugore Toskerishte. E para shkruhet me shkronja latine, ndërsa e dyta me shkronja greke. Por, përvec këtyre ka edhe shkrime autoktone, të cilat përdoren nga disa rajone dhe familje dhe që lidhshmeria e ketyrë shkrimeve me shkrime të tjera është e izoluar, sic është edhe vet shqipja. E, ato janë:
1.Shkronjat e Elbasanit
2.Shkronjat e Byta Kukjes
3.Shkronjat e Veso Bajos
4.Shkronjat shqip-greqisht
Alfabeti i parë, i treguar këtu, gjendet në qytetin e Elbasanit dhe i cili kuptohet dhe perdoret edhe nga qyteti fqinjë i Beratit. I dyti është zbuluar nga shqipetari me emrin Byta Kukje. Të tretin e mësoji, prej oborrtarit të tij, udhëheqesi i nderuar Veso Bajo, i cili po ashut ishte shqipetar" (Carl Faulmann).
Alfabeti i Elbasanit kishte 53 shkronja. Nuk ka ngjashmeri me asnjë nga alfabetet e gjendura deri me tani. Alfabeti i Byta Kukjes ka 31 shkronja dhe po ashtu për nga ngashmeria është i Izoluar. Alfabeti i Veso Bajos ka 22 germa dhe është i izoluar për nga ngjashmeria. Alfabeti shqip-greqisht ka 34 shkronja të cilat gati të gjitha janë greqisht, por me disa ndryshime. Mund ta quanim Alfabet grek të pervetesuar nga shqiptaret apo të "shqiptarizuar". Ai ka 34 shkronja por me shumë se 12 prej tyre janë të kombinuara, të cilat nuk gjenden në alfabetin grek. Pra te përshtatura nga shqiptaret për të folmen e tyre.
Alfabeti i elbasanit
http://www.geocities.com/xhavo_gjk/Scannen0001.jpg
Shkronja e byta kukjes
http://www.geocities.com/xhavo_gjk/Scannen0002.jpg
Shkronjat e Veso bajos
http://www.geocities.com/xhavo_gjk/Scannen0003.jpg
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.