| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Ekonomia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=759)
Industria baze e fuqishme e ekonomise
Pasurite minerale
Shqiperia, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare dallohen per pasuri te shumta mineralesh metalike dhe jo metalike, te cilat perbejne bazen per zhvillimin e digeve te ndryshme te industrise.
Nder mineralet me te rendesishme jane: kromi, bakri, hekur-nikeli, qymyrerat, plumbi, zingu, nafta, gazi natyror etj. Keto pasuri jane te shperndara ne rajone te ndryshme gjeografike. Keshtu per mineralin e kromit dallohen zonat e Bulqizes dhe e Martaneshit, e Kuksit dhe e Tropojes, masivi i Brezovices, Gjakoves, Rahovecit etj. Per mineralin e bakrit dallohen sidomos zonat Puke-Mirdite, zona e Gjegjanit (Kukes), Vithkuqit etj. Minerali i hekur-nikelit gjendet me shume ne te dy krahet e rrjedhjes se siperme te lumit Shkumbin (Prenjasi, Bushtrica etj.) dhe ne zonen e Pogradecit (Guri i Kuq, Cervenake etj.). Per pasuri te rendeshishme qymyrgurore, te plumbit e te zingut dallohet Kosova, ku llogaritet rreth 10 miliard tone rezerva qymyr linjit, ne Fushe-Kosove dhe ne rafshin e Dukagjinit, me rreth 50 milion ton rezerva te plumbit e zingut, te cilat ndodhen sidomos ne zonen e Mitrovices dhe te leposaviqit. Per rezervat dhe nxierjen e naftes dhe te gazit dallohet Ultesira Perendimore me zonat e Kucoves, Patosit, Marinzes, Ballshit, Visokes, Gorishtit etj. Ne trevat shqiptare gjenden gjithashtu mjafte pasuri te tjera jometalore e mbitoksore, te cilat sherbejne si baze per per zhvillimin edhe te shume degeve te tjera te industrise. Vlejne te prmenden pasuri te tilla mineralesh jometalore si: kuarci, magnezi, asbesti etj. Rezervat ujore, pasurite pyjore, bimore e shtazore mund te vihen gjithashtu mjafte mire ne shfrytezim per industrine elektrike, industrine e drurit e te letres, industrine farmaceutike, industrine e lekur-kepuceve etj.
A eshte e zhvilluar industria tek ne?
Ndonese ekzistojne kushte te favorshme natyrore per zhvillimin e industrise, trevat shqiptare nuk dallohen ne kete drejtim. Kane qene nje sere faktoresh politike, ekonomik e shoqeror, te cilet kane penguar zhvillimin industrial. Keshtu deri ne fillim te luftrave botrore sistemi i mardhenieve feudale ne prodhim nuk lejoi futjen e elementeve kapitalist ne zhvillimin industrial. Luftrat shkateruan edhe ato pake objekte industriale qe ishin ndertuar deri ne ate kohe. Pas vitit 1944 u ndoq politika e industrializimit te vendit, prandaj dhe veprimtaria industriale dhe deget e industrise u shtrine kudo. Ne kete zhvillim perparesi pati sidomos industria e rende. Por zhvillimi i nje industrie te tille ne kushtet e prapambetura te vendit tone ishte e pamundur, prandaj dhe deshtoi.
Kurse ne Kosove dhe ne trevat e tjera shqiptare ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni nuk u verejt nje zhvillim industrial kaq masiv. Ai u kufizua me teper ne industrin e nxierjes se mineraleve dhe ne exportimin e tyre, si dhe ne industrine e lehte dhe ushqimore.
Deget dhe shperndarja e industrise
Bazuar ne kushtet e mesiperme natyrore dhe shoqerore te zhvillimit te industrise ne trevat shqiptare, mund te permendim si dege me te rendesishme te industrise, industriane e nxierjes se mineraleve dhe ate te shkrirjes dhe te pasurimit te tyre, energjitiken, industrine mekanike dhe kimike, industrine e lehte dhe ushqimore etj.
Rajonet me te rendesishme industriale te trojeve shqiptare jane:
1. Rajoni Perendimor i Shqiperise me qender si: Tirana, Elbasani, Duresi, Fieri, Shkodra, Vlora, Laci etj. Ky perbene rajonin me te zhvilluar industrial te te gjitha rajoneve te Shqiperise.
2. Rajoni Verior-Verilindor i Shqiperise i specializuar kryesisht per nxierjen e mineraleve te kromit e te bakrit me qendrat si: Bulqiza, Batra, Krasta, Kalimishi etj. (per kromin), Rubiku, Kurbneshi, Gjegjani etj. (per bakrin) dhe me industrine e energjise elektrike me hidrocentralet me te medha te vendit mbi lumin Mat dhe Drin.
3. Rajoni Juglindor i Shqiperise i njohur kryesisht per nxierjen e hekur-nikelit( Guri i Kuq, Perenjasi, Bushtrica etj.) dhe te qymyrgurit (Mborje-Drenova, Alarup etj.).
4. Fushe-Kosova dhe Rafshi i Dukagjinit te permenduta kryesish per nxierjen e mineraleve metalike (qymyr, plumb, zing etj.), si dhe per industrine e lehte dhe ushqimore.
Aktualisht zhvillimi industrial si ne Shqiperi, ashtu edhe ne trevat e tjera shqiptare, gjendet ne situate te veshtire. Kjo ne Shqiperi ka ndodhur per shkak te kushteve te veshtira te kalimit te vendit nga ekonomia e centralizuar ne ekonomi tregu, ku industria per shkak te prapambetjes teknologjike dhe te shkaterimeve, nuk mund tu pershtatej kushteve te reja. Kurse ne trevat e tjera shqiptare, sidomos ne Kosove, por edhe ne Mal te Zi e Maqedoni, zhvillimi industrial veshtiresohet sot nga pasojat e luftes dhe nga pasiguria politike e gjithe rajonit te Ballkanit. Kalimi i ketyre situatave te veshtira dhe ndihma e bashkesise nderkombetare ka krijuar tashme parakushtet e duhura per zhvillimin e degeve te industrise ne te gjitha hapsirat e trevave shqiptare, si dhe ne vendet fqinje ballkanike.
| Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.